Berisha: Rama i tmerruar, në 13 Maj hapni dyert, e gjithë Shqipëria në ‘sheshin e lirisë’

0
207

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në ‘çadrën e lirisë’. Në fillim të fjalës së tij, Berisha ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kavajës të cilët sipas tij, i dhanë një mesazh të rëndësishëm Edi Ramës duke i thënë se në Kavajë do të ishte fundi i tij.

Për ish-kryeministrin Berisha shqiptarët kanë arsye të shumta që të dalin e të protestojnë në 13 Maj në Bulevardin  ‘Dëshmorët e Kombit’.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Kavaja, me një mesazh të jashtëzakonshëm i tha se në Kavajë do të jetë fundi  yt. Kavaja i tha se në datën 7 do të japë ty atë mësim që i dhanë mësim Ramiz Alisë në 23 shkurt të 1991-it, kur përgatitej me banda të pushtonte Tiranën. Kavaja i tha Tiranës “mjerë ata që guxojnë t’i dalin përballë pluralizmit, sepse dështimi i turpshëm i pret. Ndaj një mirënjohje të madhe për Kavajën që e bëri Edi Ramën të dorëzohet, të kapitullojë, të tërhiqet në panik të madh.
Kjo fitore e jashtëzakonshme e Çadrës së Lirisë, e të gjithë qytetarëve shqiptarë, është gjithashtu një frymëzim për ta shndërruar 17 majin në ditën e ngadhënjimit, në ditën e triumfit, në ditën e protestës më të fuqishme, më madhështore, më vickle në historinë e protestave në Shqipëri.
Në 13 maj drejt Tiranës do të vërshojnë dhe e vërteta është se kanë filluar të vijnë që tani dhe iu bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të hapin dyert për të gjithë njerëzit që do të vijnë në protestës. Edi Rama është i tmerruar. Ka urdhëruar qeveritarët e tij të organizojnë mitingje me gjimnazistë në mënyrë që ata të mos vërshojnë drejt Kryeministrisë. Këtu i ke. Ata kanë njëmijë arsye të vijnë këtu të protestojnë, sepse ti ua mbushe shkollat me drogë, sepse ti po i përce ata nga vendi i tyre, ua mbylle dyert të varfërve në universitete, ua trefishove tarifat e shkollimit, se të vetmet vende pune janë plantacionet e kanabisit.
Më 13 maj në Tiranë do të vështrojnë mbarë shqiptarët, të cilët ndihen të poshtëruar nga mashtrimet e tua.
Tani kalon si nastradin apo si fantazmë e tij  nga një qytet në tjetrin i rrethuar me autobusë. Të gjithë shqiptarët do t’i kesh ën Tiranë më 13 maj.
Më 13 maj në Tiranë vërshon e gjithë Shqipëria.
Shqipëria e atyre që i besojnë Shqipërisë, që duan këtë vend ta shohin kryelartë, të zhvilluar në çdo skaj, që duan dhe që e ndiejnë veten të lënduar nga plantacionet e drogës dhe bandat e krimit.
Edi Rama i ka bërë Shqipërisë dëmin më të madh të historisë pas Enver Hoxhës. Në katër anët e dheut sot gazetat hapen me kanabistan, me Kolumbi, me protektorat droge. Të gjitha këto s’janë për shqiptarët, i solle ti drogmen dhe bandat e drogës dhe ti do të marrësh fundin që meriton.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here