Sekretari i Aksionit Qytetar në PD Ervin Salianji është fototgrafuar sot ne mbremje nën shoqërinë e pronarit të UET Henri Çili.
Miqësia e tyre duhet që vazhdon të jetë e paprishur megjithse në publik sillen si kundërshtarë. Dikur flinin bashkë në një hotel, sot fotografohen buzë detit. Citynews sjell foton ekskluzive të cilën po e shoqerojmë edhe me disa imazhe të tjera.
Salianji, Sekretar i Bashës dhe Henri Çili i UET një nga mbështetësit kryesorë të Edi Ramës, diskutojnë në kompleksin Xixa.
Diku shfaqen gjoja si kundërshtarë, por janë bashkë për interesat e Çilit apo karrierës së Salianjit në PD. Çili njihet si një njeri që shpesh i jep këshilla dhe e instrukton Salianjin dhe Grida Dumën për veprimet e tyre politike dhe daljet publike, të cilat thuajse i kanë të njëjta. Gjithçka është më urdhër të Çilit, kujtoni sjelljet e tyre të njëjta, e njëjta kopje e njëjta sjellje në daljet mediatike. Gjithçka udhiqet nga Çili i cili sonte duket që i jep këshillat e rradhës mikut të tij sekretar të Bashës, pasi ndoshta më parë i ka çuar ndonjë mesazh edhe Edi Ramës.
Foto është shkrepur sot në mbremje dhe gjithçka duket mjaft e qartë. Përplasjet e tyre apo gjoja sherret në publik janë thjesht show. Salianji është pjesë e atij që quhet sekti i Henri Çilit në PD, ku përfshihen disa drejtues të tjerë si Grida Duma dhe shumë anëtarë të Këshillit Kombëtar apo drejtues departamentësh./Citynews