Presidenti serb uron Ilir Metën për postin e Presidentit të Republikës

0
167

Presidenti i Republikës së Serbisë Tomislav Nikoliç, ka uruar Kryetarin në detyrë të Kuvendit, Ilir Meta me rastin e zgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Më poshtë teksti i plotë i letrës:

Shkëlqesia Juaj,
Me rastin e zgjedhjes suaj si President i Republikës së Shqipërisë, po ju shpreh urimet e mia më të mira për sukses në kryerjen e detyrave tuaja me përgjegjshmëri.
Unë shpresoj se marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi midis Republikës Serbe dhe Republikës së Shqipërisë do të jenë edhe më të mira në të ardhmen.
Kjo është një çështje me rëndësi thelbësore për paqen, zhvillimin e vendeve tona, dhe të rajonit ku jetojmë.

Shkëlqesi, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë.
Tomislav Nikolic
President i Republikës së Serbisë.

Ilir Meta u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë si Presidenti i 7 -të i Republikës. postin e Presidentit Kryeparlamentari Meta e merr më 24 korrik.

Meta ka marrë urime të shumta nga presidentë, kryeparlametare dhe kongresmenë të huaj nga ku ka marrë mbështetje për bashkpunim të mëtejshëm dhe të frystshëm të vendeve të tyre me Shqipërinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here