Ministri Vasili në inagurimin e Gjykatës së Apelit Shkodër: Investime të tilla janë rikthim i dinjitetit të institucioneve

0
189

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Drejtësisë, Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili, mori pjesë sot në inagurimin e godinës së re të Gjykatës së Apelit Shkodër.

Në fjalën e tij, ministri Vasili theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturë, që sipas tij janë jo thjesht dhe vetëm krijimi i kushteve optimale për të punuar, por njëkohësisht dhe rikthimi i dinjitetit të institucioneve.

Vasili theksoi gjithashtu se ky inagurim përkon me një moment intensiv të implementimit të reformës në drejtësi, reformë që, sipas tij, ka qenë jo e lehtë dhe ka kërkuar një investim shumë të madh profesional, politik, ekspertizë të brendshme dhe të huaj të nivelit të lartë, duke mundësuar ndërtimin e korpusit të një reforme të plotë në gjyqësor, ambicioze për rezultatet që synon të arrijë dhe me objektivin themelor për ta bërë drejtësinë të besueshme nga qytetarët, por dhe për të hequr atë mosbesim që e ka shoqëruar për një kohë të gjatë .

Duke vënë në dukje se inagurimi i kësaj godine ndodh në Ditën e Drejtësisë, z. Vasili solli në vëmendjen e të gjithëve disa fragmente nga Kanuni i Zhurisë, i miratuar në 1913 nga Qeveria e Ismail Qemalit.

Në shenjë simbolike, ministri Vasili i dhuroi bibliotekës së kësaj gjykate një kopje të këtij kanuni, të riprodhuar nga Qendra e Botimeve Zyrtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here