Standard.al

Ministri i Jashtëm serb: Edi Rama po kërcënon Europën

1

Zëvendëskryeministri serb, Ivica Dacic, njëkohësisht ministër i Jashtëm i Serbisë, është shprehur se, BE duhet të pranojë që politikanët shqiptarë janë kërcënimi kryesor për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan, por edhe në Europë, shkruan syri.net.

Deklaratën, Dacic e bëri për “euractiv.com”, drejtuar mes të tjerëve edhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, raporton sot media serbe “B92”.

“Deklaratat e koordinuara të Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Jonuz Musliut, demonstrojë se Shqipëria e Madhe është qëllimi kryesor i të gjithë shqiptarëve”, tha kryediplomati serb.

“Jam thellësisht i keqardhur që komuniteti evropian dhe ndërkombëtar, e në veçanti BE, duke qenë fqinjë të drejtpërdrejtë me Ballkanin Perëndimor, nuk reagojnë ndaj faktit se politikanët shqiptarë janë kërcënimi kryesorë për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan, por edhe në Europë, gjithashtu”, theksoi Dacic.

Bashkimi Europian ka nevojë të mbrojë parimet e saj themeluese nëse ato janë ende të vlefshme, shtoi ai.

1 Comment
  1. ari says

    RAMEN E KENI VET DOST JU.RAMA ESHTE KERCNIMI NUMER NJI PER SHQIPTARET.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.