Kongresmenët amerikanë shijojnë tortë shqiptare tek furra ‘George W. Bush’ në Fushë Krujë

0
503

Kanë kaluar 10 vjet nga mbërritja në Shqipëri e ish-Presidentit të SHBA George Bush më qershor 2007, i cili vizitoi Tiranën dhe Fushë-Krujën.

Sot, një grup kongresmenësh amerikanë erdhën në Shqipëri për krizën politike që ka mbërthyer vendin tonë. Pavarësisht takimeve të rëndësishme me politikanë shqiptarë, ata gjetën kohën për të shkuar në Fushë-Krujë, pikërisht në vendin ku ish-Presidenti Bush u prit me dashamirësi nga banorët vendas.

Kongresmenët amerikanë vizituan një furrë buke që mban emrin George W. Bush dhe zhvilluan takime me biznesmenë të Fushë Krujës.

Njëri prej tyre ka treguar për Syri.net se në nder të kongresmenëve amerikanë ishte bërë një tortë me flamurin e SHBA. Biznesmeni nga Fushë Kruja thotë gjithashtu se kongresmenët u dërguan banorëve përshëndetjet e ish-Presidentit George Bush.

Sikurse mund ta shikoni në fotot e mëposhtme, anëtarët e Kongresit amerikan shoqërohen edhe nga ambasadori Donald Lu. Ata qëndruan për disa minuta në Fushë Krujë dhe u takuan me banorë e biznesmenë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here