U kap me pajisje të dyshimtë, grekut i bllokohet pasaporta. Zbulohet çmimi se sa ka kushtuar kjo pajisje

0
146

Prokuroria e Tiranës bllokoi pasaportën e shtetasit grek Joannis Dragounis, i cili u ndalua për të dalë nga Shqipëria pasi posedonte një pajisje kompjuterike të dyshimtë.

Ndërkohë, hetimet janë hapur për dyshimet e keqpërdorimit të thirrjeve telefonike, raporton Top-Channel. Pajisja kompjuterike, sipas burimeve, është një “OSC Correlator”, e njëjtë me pajisjen e bllokuar pak javë më parë edhe izrealitit Yoram Frig.  Kjo pajisje kushton 26 mijë dollarë.

Në fakt edhe për izeralitin Frig autoritetet ndoqën të njëjtën procedurë hetimore derisa konstatuan se bëhej fjalë për një pajisje që nuk kishte kapacitet përgjues por përdorej vetëm për zbulimin e përgjuesve.

Shtetasi grek Dragounis, me profesion inxhinier ndërtimi ka deklaruar se është kontaktuar nga një kompani e shërbimeve telefonike në Shqipëri dhe sipas tij, ajo shërben për të matur sinjalet e antenave të kompanisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here