Ngërçi politik, zyrtari i lartë amerikan vjen në Tiranë për të gjetur zgjidhje

0
240

Pas përpjekjeve të dështuara të përfaqësuesve evropianë, javën e ardhshme pritet që Tiranën ta vizitojë zyrtari i lartë amerikan, Hoyt Brian Yee, ne përpjekje për të ulur palët ne dialog për zgjidhjen e krizës politike.

Vizita e zëvendës ndihmës sekretarit amerikan për Evropën dhe Euroazinë, nuk konfirmohet zyrtarisht nga burimet diplomatike, por burime të Ora News mësuan se ai në Tiranë do të vijë të hënën e 15 majit.

Nuk ka ende një axhendë zyrtare, por qëllimi i vizitës së tij është kriza politike, ndërsa pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin i zgjedhur Ilir Meta dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan mund të jetë përpjekja e fundit e ndërkombëtarëve për të ulur palët në dialog dhe për të bërë të mundur që Partia Demokratike të marrë pjesë në zgjedhje.

Zëvendës ndihmës sekretarit amerikan Hyot Brian Yee disa ditë më parë ka zhvilluar një takim në Kosovë dhe Maqedoni.

Vizita vjen ndërkohë që opozita ka bojkotuar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Pavarësisht negociatave të zhvilluara javën e kaluar, palët politike nuk kanë mundur të gjejnë zgjidhje për krizën politike. Opozita këmbëngul për krijimin e qeverisë teknike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here