Mishi i importit/Skandali me mishin nga Brazili, bllokohen në Durrës 188 ton

0

 

Shqipëria është një vend që edhe pse ka një prodhim të madh të brendshëm përsëri, importi është shtylla e fortë e ekonomisë dhe e konsumit. Shumë produkte importohen pasi kërkesat e konsumatorit nuk përmbushen nga tregu i brendshëm. Një produkt shumë i konsumuar janë pulat, të cilat importohen nga Brazili. Pjesa më e madhe e këtij produkti vjen nga shteti brazilian. Por ky produkt në shumë raste ka pasur probleme të shumta që para disa ditësh sollën dhe një bllokim të importit.

Porti i Durrësit është i vetmi prej të cilit hyjnë ngarkesat me mish nga Brazili. Për një muaj, çdo import i këtij produkti nuk do të lejohet të kalojë ne territorin shqiptar, pa iu bërë më parë analizat. Kjo gjë ka ardhur pas shumë ankesave dhe nga kontrollet e mëparshme duke hasur probleme të ndryshme.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka bllokuar importet për dy ditë me radhë dhe paralizoi tregun vendas,pasi është një nga ushqyesit kryesor të tij. Këtij urdhri i është shtuar një udhëzim i Ministrisë së Bujqësisë, i cili detyron autoritetet që të bëjnë kontrolle derisa të jetë e qartë nëse mishi brazilian është brenda standardeve apo jo, pas dyshimeve të ngritura më herët. Deri tani, Shqipëria ka bllokuar 134 ton mish derri dhe 54 ton mish pule, në magazinat frigoriferike të tre subjekteve që ndodhen në Tiranë, një në Fier dhe një tjetër në Elbasan. Kontrollet po kryhen pasi mishi i ardhur nga Brazili ka arritur të thyejë edhe rregullat e sigurisë në vendet e Bashkimit Europian.

Destinacioni i tij është për çdolloj konsumi. Por sa e kanë autoritetet shqiptare nën kontroll situatën? Shoqata e Prodhuesve të Mishit deklaroi se siguria ushqimore në vendin tonë nuk është aty ku duhet. Ekspertët e ushqimit thanë se është e vështirë të fshehësh mishin e kalbur, për shkak të erës së tij, por dyshimet janë se mbi të hidhen solucione që largojnë çdo lloj arome. 33 zyrtarë në Brazil janë nën hetim për dyshime se janë përfshirë në skandalin e eksportit të mishit të viçit të kalbur. Brazili eksporton çdo vit 11 miliardë dollarë mish, duke nxjerrë në vend të dytë Kinën, nga fuqia eksportuese e këtij produkti. Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga ky skandal i cili kishte përmasa të mëdha por, më pas ju dha një zgjidhje nga autoritet përkatëse.

Sqarimi nga AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  ka reaguar në lidhje me lajmet se importohet mish i kalbur viçi nga Brazili dhe ka sqaruar se nga periudha nëntor 2016 – mars 2017 janë importuar nga Republika Federale e Brazilit drejt Republikës së Shqipërisë, vetëm ngarkesa me mish pule dhe ngarkesa me mish derri. Më pas thuhej se të gjitha ngarkesat e importuara drejt Shqipërisë plotësojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi për ushqimin, si dhe kërkesat e marrëveshjes me urdhër Nr.294, datë 13.06.2006. U bë me dije se, nga sistemi Rapid Alert System for Food and Feed, sistemi i lajmërimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë, nuk ka pasur një njoftim të tillë për Shqipërinë për problematikën në fjalë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pavarësisht se nuk ka alert nga sistemi RASFF, për të gjitha ngarkesat me mish pule dhe mish derri të importuara së fundmi në Shqipëri nga Republika Federale e Brazilit, ka bërë bllokimin e tyre, deri në përgjigjen e analizave  prej  mostrave të marra nga këto  produkte.

Deklarata

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nuk ka bllokuar importin e mishit nga Republika Federale e Brazilit. AKU ka bllokuar sasi produkti të mishit të importuar nga Brazili për t’u analizuar, sipas procedurës standarde në raste dyshimesh apo rreziqesh në mundshme. Që nga data 23 mars 2017, AKU ka marrë mostra në Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK), të çdo ngarkese të ardhur me mish derri apo pule nga Brazili, për t’i analizuar. Këto sasi nuk do të lejohen të dalin në treg për konsumatorin, deri në rezultatin e përgjigjeve nga laboratorët e AKU dhe Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Për sa më sipër, kërkojmë bashkëpunimin tuaj për sqarimin e këtij lajmi, i cili është keqkuptuar dhe që mund të shkaktojë panik tek konsumatori ose keqinterpretim tek importuesit e mishit. Një një njoftim tjetër të më vonshëm AKU sqaroi se pas bllokimit të mishit që importohej nga Brazili, u morën mosrat për të bërë analizat e këtij produkti. Mostrat janë çuar në, por edhe në laboratorin e referencës pranë ISUV. Nga përgjigjet e analizave të ardhura nga laboratorët e AKU-së rezulton se parametrat e mishit që ka ardhur nga Brazili, janë brenda normave të lejuara nga ligji. Meqenëse kanë dalë vetëm përgjigjet e analizave nga laboratorët e AKU-së, produkti do të vijojë të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e analizave edhe nga laboratori i referencës pranë ISUV.

Lini nje pergjigje