Standard.al

Kreu sulmin terrorist në Stamboll, prokuroria kërkon 2397 vite burg për autorin

0

Prokuroria në Stamboll ka kërkuar 40 burgime të përjetshme dhe dënim me burg deri në 2.397 vite për Abdulgadir Masharipov, i cili në mbrëmjen e Vitit të Ri kreu sulm terrorist në klubin e natës në Ortakoy, ku humbën jetën 39 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

 

 

Prokuroria ka përfunduar hetimin për sulmin terrorist në klubin e natës “Reina” dhe ngriti aktakuzë prej 90 faqesh kundër 57 të dyshuar, prej të cilëve 51 të arrestuar, mes të cilëve gjendet edhe Masharipov. Për Masharipov janë kërkuar 40 burgime të përjetshme për çdo viktimë të vrarë dhe për krimin “tentim pezullimi të rendit kushtetues”.

Gjithashtu është kërkuar edhe dënim me burg prej shtatë vite e gjysmë dhe 15 vite për “anëtarësi në organizatë terroriste”, më pas dënim mes 1.540 dhe 2.370 vite për “tentim vrasje” të 79 personave të plagosur dhe mes shtatë e gjysmë dhe 12 vite për “shkelje të ligjit për armë zjarri”.

Për organizatorët e sulmit Mamasharipova, Abdurrauf Sert, Ali Jameel Mohammed dhe bashkëshorten e Masharipova, Zarin Nurullayev janë kërkuar 40 dënime të përjetshme me burg, mes shtatë e gjysmë dhe 15 vite burg për “anëtarësi në organizatë terroriste”, dhe mes 1.540 dhe 2.370 vite burg për “tentim vrasje” për 79 të plagosur në sulmin.

Në aktakuzën, pjesën e cila ka të bëjë me 22 raste tjera të cilat organizata terroriste DEASH ka kryer në Turqi, gjendet informacioni për organizatën terroriste në fjalë.

Janë theksuar edhe informacione për faqet e internetit dhe mediat që organizata ka përdorur. Rikujtojmë se gjatë sulmit terrorist në natën e Vitit të Ri në klubin “Reina” të Stambollit humbën jetën 39 persona, ndërsa disa dhjetëra u plagosën.

Abdulgadir Masharipov, i cili e pranoi se është pjesëtar i organizatës terroriste DEASH, ka qenë edhe në fletarrest në Uzbekistan, prej ku e ka origjinën.

Në aktakuzë kërkohet edhe dënim me burg të përjetshëm dhe dënim me burg prej shtatë e gjysmë dhe 15 vite burg për Yasser Mohammed, Salem Radovn për “tentim pezullim të rendit kushtetues”.

Aktakuza i është dërguar Gjykatës në Stamboll.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.