Komentuesi bën për ujë të ftohtë Ramën: Do të tregojnë edhe ty përralla, ishalla nuk ke ik azilant

0
290

Kryeministri Edi Rama vazhdon të ironizojë protestën e opozitës ndërsa ka postuar në faqjen e tij një foto meme ku shkruhet “Luli, o Luli dil të lozim. Zgjedhjet filluan e nuk e ka më njeri mendjen tek ti”.

Por menjëherë komentet për kryeministrin që në vend të ofrojë zgjidhje për krizën politike, luan në Facebook, si një 50 vjeçar me simptomat të forta të “Piter Panit”, kanë qenë tejet kritike dhe deri edhe paralajmëruese. Njëri prej tyre i shkruan Edi Ramës kështu: “Fatkeqësi për këtë vend kur kryeministri merret me përralla…Një ditë do të tregojnë edhe ty përralle por ishalla nuk shkon Azilant ..në France……si dikur……”.

Por nuk ka përfunduar me kaq.

Një tjetër komnetues i drejtohet Ramës me këto fjalë: “Me duket pak professionale qe nje Kryinister shteti publikon gjera te tilla ne faqen e tij te Fb. Ju perfaqesoni nje popull ( qe eshte si i majte dhe i djathte) nuk mund te merreni me keto vogelsira. Perkundrazi, duhet te punoni per te bere te djathtet te ndryshojne opinion. Por kjo Zoti Rama nuk behet me lojra por me vepra. Respekti eshte dicka qe duhet pasur edhe per kundershtarin, nuk con asgjekundi “tallja humoristike” neper rrjete sociale”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here