Importi i kikirikëve nga Kina

0
343

Një produkt i cili është tërësisht i importuar janë kikirikët, pasi në vendin ton nuk janë kushtet që të prodhohen. Por ky produkt ka hasur në disa problematika pasi është zbuluar se në përbërje të tyre kanë sasi të lartë aflatoksine, një lëndë e dëmshme për shëndetin e njeriut. Pak kohë më parë Kroacia vendosi tërheqjen nga tregu të kikirikëve që vinin nga Kina. Kjo pasi analizat treguan një sasi më të madhe se norma e aflatoksinës, një lëndë kjo kancerogjene.

Përveç ndalimit në treg, mediat kroate bënë me dije se kanë njoftuar zyrtarisht të gjitha strukturat e BE-së, që merren me çështjen e sigurisë ushqimore. Alarmi nuk vjen vetëm nga Kroacia, por edhe mediat italiane shkruajnë për një “listë të zezë” të produkteve të kontaminuara me aflatoksinë, që nga lajthitë, frutat e thata nga Turqia, xhinxherët dhe kikirikët nga Kina apo fistekët nga Irani.

Përmbajtje mbi normën të metaleve të rënda janë vërejtur edhe tek peshku ton e shpatë nga Spanja. Nga një vëzhgim i tregut shqiptar, rezulton se ai është i dominuar nga kikirikët kinezë, të cilët blihen shumë nga konsumatori. Ndalesa që është bërë në tre dyqane të tregut Agro Ushqimor, tregohet se ky produkt ka një konsum të lartë, sidomos në prag festash të fundvitit. Nga specialist e shëndëtit publik është deklaruar se shuam produkte kanë probleme të shumta dhe përpërje të lartë të aflatoksina, i cili është një përbërës kimik me efekte toksike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here