Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit amerikanë për protestën e 13 majit

0
157

Ambasada Amerikane në Tiranë ka nxjerrë një njoftim për shtetasit amerikanë këtu në Tiranë për protestën e 13 majit që organizon opozita.

Ambasada-e-SHBA-e1449595157267Ambasada thotë se nuk ka të dhëna për kërcënime ndaj qytetarëve amërikanë, por megjithatë këshillon qytetarët e vet që ta shmangin atë.

“Ambasada u rikujton shtetasve amerikanë se edhe protestat paqësore mund të kthehen në konfliktuale, ndaj duhet të rishikoni planet për 13 majin”, shkruan ndër të tjera deklarata.

NJOFTIMI I PLOTE

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton qytetarët amerikanë se një protestë e madhe politike është planifikuar të zhvillohet më 13 maj 2017, e cila nis te selia e Partisë Demokratike Shqiptare dhe përfundon para Kryeministrisë.

Qarkullimi rrugor mund të preket nga protesta. Ju lutemi që të ndiqni raportimet në media dhe të ndryshoni planet për atë ditë.

Ambasada Amerikane nuk është e shqetësuar për ndonjë kërcënim konkret ndaj qytetarëve apo interesave amerikane.

Ambasada u rikujton shtetasve amerikanë se edhe demonstratat me qëllime paqësore mund të kthehen në konfrontime.

Shmangni sheshet e protestës dhe qëndroni larg vatrave, apo tubimeve të tilla. Turma me njerëz mund të ketë në të gjitha rrugët kryesore të qytetit.

Njoftimi1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here