Monika Kryemadhi: Ja mendimi im për protestën e opozitës dhe për ngërçin politik

0
239

Zv/kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cilëson qesharake kërkën e Lulzim Bashës për dorëheqjen e Edi Ramës dhe emërimin e një kryeministri teknik.

E ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo”, Kryemadhi tha se se Rama është kryeministri i zgjedhur nga një Parlament legjitim i votëbesuar nga qytetarët në zgjedhjet e qershorit 2013.

Ajo tha me ironi se kërkesa e Bashës është njësoj sikur ajo të kërkojë largimin e tij dhe rikthimin e Berishës, ose ndryshe nuk do të hyjë në zgjedhje.

“Mua më duket qesharake. Dhe unë them që Basha të ikë nga PD dhe të vijë Sali Berisha, se unë s’hyj në zgjedhje. Edi Rama dhe Ilir Meta u votuan për të qeverisur në 21013-ën deri në qershor 2017. Basha ka pasur në tryezë shumë propozime siç janë mandatet e LSI për të qeverisur. Këto janë argumentime që prodhojnë konflikt. Rama është kryeministri i vendit dhe i dalë nga një Parlament legjitim”, tha Kryemadhi.

A duhet ketë ketë zgjedhje në 18 qershor?
Po të flasësh me qytetarësh do dëgjosh dhimbje e trishtim. 18 qershori është një datë e dekretuar nga Presidenti, nga njëra anë kemi një qëndrim ultimativ dhe nga anë tjetër një qëndrim arrogant që unë s’ju pyes për asgjë. Shkaktare të kësaj situate janë dy partitë e vjetra. Të dyja palët duhet të lëshojnë në qëndrimet e tyre. Kemi një çadër prej 75 a 76 ditësh dhe nga ana tjetër një qeveri indiferente ndaj disa problematikave që qëndrojnë. pra, për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e 18 qershorit kanë një rëndësi shumë të madhe. Ne akoma diskutojmë çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pas 27 vitesh tranzicion. Gjë që është shumë dëshpëruese. Demokracia është baza kryesore me të cilën zhvillohet e gjithë shoqëria.

Basha kërkon qeveri teknike, që Rama të lerë postin e kryeministrit, ju duket e arsyeshme?
Mua më duket qesharake. Dhe unë them që Basha të ikë nga PD dhe të vijë Sali Berisha, se unë s’hyj në zgjedhje. Edi Rama dhe Ilir Meta u votuan për të qeverisur në 2013-ën deri në qershor 2017. Basha ka pasur në tryezë shumë propozime siç janë mandatet e LSI për të qeverisur. Këto janë argumentime që prodhojnë konflikt. Rama është kryeministri i vendit dhe i dalë nga një Parlament legjitim.

Opozita thotë se do bllokojë zgjedhjet e 18 qershorit…

Nuk mund t’i bllokojnë. S’mund të pengojnë vullnetin e qytetarëve.

Ç’duhet të bëjnë?

Demokratët të marrin pjesë në zgjedhje, të shkojnë të votojnë në 18 qershor. Nëse nuk duan Edi Ramën kryeministër, të vijnë dhe të votojnë LSI-në.

Kur e morët vesh për kandidimin e Metës për President?
Ditën që firmosa…Mos e dini Metën kaq të sinqertë me gruan…

Sa e dëmton LSI-në?
Fare. Ilir Meta bën një fushatë shumë të butë. LSI është një parti shumë atraktive, shumë energjike. Meta është një lider i fortë i cili e ka ndërtuar LSI-në dhe ka krijuar një LSI që sot synon të jetë forcë e parë. Është një forcë e konsoliduar dhe struktura organizative të jashtëzakonshme.

Mes Bashës dhe Berishës me kë ndjehet komod LSI?
Politikisht ndjehëm mirë me BVasilin, Klajda Gjoshën, Braimllarin. Pse? Sepse është familja ime, kam investuar në këtë grup njerëzish. Sa i takon miqësore ndjehem mirë me Edi Ramën, me bashkëshorten e Lulzim Bashës dhe me doktor Berishën i cili për gjërat që s’kanë lidhje me politikën është si një enciklopedi., Pra, dua ta ndaj mes politikës dhe marrëdhënieve njerëzore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here