Degjeneron futbolli i femrave, ndeshja përfundon në grushata mes rivaleve (FOTO)

0

shtë pothuajse e pamundur për të shmangur dhunën në futboll aq më tepër kur bëhet fjalë për Ballkanin. Kësaj here kufijtë janë tejkaluar pasi dhuna ka depërtuar edhe në futbollin e femrave.

Loading...

 

 

Në kampionatin e Bosnje-Hercegovinës, ku luhej sfida ndërmjet Zeljeznicar dhe Mladost, dy futbolliste kundërshtare janë zënë aq keq sa ndeshja nuk i ngjante më një loje futbolli, për një ndeshje boksi, raporton “Goal.com”.

Silvija Sekacic e ka rrahur aq keq Adnu Ljubanoviç sa nga Komisioni i Disiplinës në Federatën e Bosnje-Hercegovinës në Futboll pritet vetëm datë e ardhshme e mbledhjes për të konfirmuar dënimin me përjashtim të përhershëm nga futbolli.

Sekacic e goditi në kokë kundërshtaren si të ishte një luftëtare e arteve marciale duke e hedhur menjëherë përtokë. U desh ndërhyrja e shoqeve të skuadrës për të qetësuar situatën e cila kishte dalë plotësisht nga kontrolli.
women-football-fight-bosnia-2017_z3p64fmnjxqr1l6bs4ukko0o0
“Çfarë fjalësh mund të përdorësh për të përshkruar këtë akt e për të qëndruar i qetë? Mjafton të thuhet se këto sjellje nuk kanë asgjë të përbashkët me futbollin. Njerëz si Silvija nuk i përkasin kësaj loje dhe ajo meriton të përjashtohet përjetë”, u shpreh klubi i Mladost pas incidentit.

Loading...

Lini nje pergjigje