Basha, Ramës: Mendoje mirë hapin tjetër, votim monist më 18 qershor nuk do të ketë!

0
319
Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka dërguar një paralajmërim, kreut të qeverisë, Edi Ramës, nga çadra e protestës: “Ta mendojë mirë hapin tjetër që hedh. Jeni jashtë ligjit, jeni jashtë moralit, jashtë politikës dhe si të tillë do të trajtoheni nëse nuk tërhiqeni menjëhërë.

Votim monist më 18 qershor nuk do të ketë!

Parlament të qeverisur nga droga nuk do të ketë!

Ne njohim e do të njohim vetëm këtë republikë të re!

Bëhuni pjesë e konsensusit popullor kundër shtetit të korruptuar dhe të inkriminuar për të ndërtuar republikën e re ose do të përballeni me popullin!” deklaroi Basha.

NGA FJALA E KRYETARIT TE OPOZITES, LULZIM BASHA:

Kryetari i opozitës Lulzim Bashën e ka marrë fjalën në Sheshin e Lirisë duke e nisur me një replikë me Kryeministrin Edi Rama.

“…Edi Rama ka disa ditë që flet për stabilitetin e Shqipërisë, – tha Basha. – Në fakt ai e destabilizoi Shqipërinë këto 4 vite me deputetë kriminelë, kryebashkiakë kriminelë, drejtorë kriminelë dhe me njeirun që e drejton këtë ushtri krimi dhe droge që është vëtë Edi Rama.

Kush i solli kriminelët në Kuvendin e Shqipërisë? Në krye të bashkive të Shqipërisë? Në Policinë e Shtetit? Në krye të institucioneve? Kush i solli Eskobarët? Kush e mbolli Shqipërinë me drogë? Edi Rama me batalionin e tij të krimit me të cilët sundoi Shqipërinë në këto 4 vite.

I solli kriminielët, e mbushi Shqipërinë me drogë.

Dy muaj pasi kishte marrë pushtetin, në një situatë të vështirë për opozitën,  ne garuam në Korçë, vetëm për t’i dhënë garës, dinjitet, por Edi Rama i filmua duke shpërndarë miell për vota.

E mbani mend si shpërndau Rroshin, Bushin…Tërmetin e famshëm në Tepelenë. Ai është shoku i tij. Unë krenohem kur pi kafe me Artan Fugën, ky krenohet kur pi kafe me Tërmet Peçin. Dhe me Gjushin! Poliedrikun e krimit dhe korrupsionit. Dhe kur pas kësaj, kur OSBE/ODIH i tha se ke shkatërruar besimin e shqiptarëve, çfarë bëri? E mbushi Shqipërinë me drogë dhe futi duart në zgjedhje, sepse ka tmerr nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ky është plani, projekti, këtë ka bërë katër vite me radhë. E ka destabilizuar Shqipërinë, ka rrënuar ekonominë, shëndetësinë, e ka çuar vite prapa arsimin…

Nuk ka nevojë asnjë kundërshtar i Shqipërisë të fusë duart e të bëjë diçka, sepse të gjitha të zezat ia bën Edi Rama. Investimi më i zgjuar i tyre është të mbajnë në pushtet Edi Ramën me çdo kusht, po kjo nuk është e nuk mund të jetë kurrë e ardhmja e vendit tonë, kjo është historia e 4 viteve të shkuara dhe mbyllet përfundimisht më 18 qershor.

Shqipëria është e destabilizuar sepse është në dorë të kriminelëve dhe drogës. Është e destabilizuar sepse qytetarët janë në dëshpërim dhe pasiguri totale.

Edi Rama e di mirë se çfarë e pret nga drejtësia e pavaruar. Plani i tij është fare i thjeshtë: t’i shmangë të dyja, as zgjedhje të mos ketë, as reformë në drejtësi. Por i ka bërë planet pa hanxhinë. Hanxhia nuk jam unë, nuk është PD-ja, por sovrani që e ke përjashtuar dhe para të cilit do të japësh llogari shumë shpejt është populli shqiptar!

Republika e re është thirrja e kohës, standarti minimal që janë gati të plotësojnë bijtë e bijat tuaja, qëndrestarët. Ju luftuan dhe sollët pluralizmit, njohët dhe prekët funksionimin e demokracisë, por demokracinë pjesëmarrëse që e keni në dorë ju atë s’e kemi prekuar asnjë ditë. Kjo është ëndrra e brezit të ri, ultimatumi i brezit të ri. Mjerë kush nuk e kupton, sepse ajo nuk ndalet. Fundi i republikës së vjetër nuk ndalet. Republika e re mbart në vetvete një premtim për çdo shqiptar, që resurset e shqiptarëve, taksat e shqiptarëve, burimet pasurore të shqiptarëve të administrohen në transperencë vetëm për shqiptarët.

Kjo do të thotë se do të marë fund ajo kastë oligarkësh, ata 5-6 miliarderë që fryhen si shushunja me paratë e konçensioneve tuaja, që do të marrin fund me fitoren e republikës së re.

Paratë do t’u kthehen të gjitha shtresave: pensionistëve, që do të kenë pensionin minimal 250 mijë lekë në muaj…”Ku i ke paratë?” pyet ai. – Kërkoja Vilma Nushit!

Nuk do të ketë asnjë investim më të rëndësishëm për shqiptarët, sesa shkolla për fëmijët.

Nuk do të ketë kurrë me drogë për fëmijët në gjatë, ndryshe e pret burgu i gjatë dhe i vështirë. I bëj thirrje, kriminelëve që helmojnë fëmijët shqiptar, hiqni dorë, se e zeza do ju pijë!

Do t’i dënojmë njelloj si ata që i drejtojnë pistoletën policit, edhe ata që i drejtojnë drogën fëmijëve. Do t’ju asgjesojmë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here