Basha: Rama krenohet kur pi kafe me Tërmet Peçin e Gjushin, kurse unë kur ulem me Artan…

0
276

Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka vënë në shënjestër të akuzave sërish kryeministrin Edi Rama. Duke u kapur pas deklaratave të kreut të qeverisë se PD kishte plan për destabilizimin e vendit, Basha tha se ka qenë Rama ai që e ka destabilizuar Shqipërinë në këto 4 vite, duke numëruar disa prej fakteve, sipas tij që nga mbushja e Shqipërisë me drogë deri tek kriminalizimi i pushtetit.

 

 

Kreu i PD-së tha se Rama krenohet kur pi kafe me Tërmet Peçin e Vangjush Dakon, ndërsa ai vetë ka krenari kur pi kafe me Artan Fugën dhe shokët e tij.

PJESË NGA FJALIMI I BASHËS

Votim monist do të thotë të mos zgjedhësh dot, të mos kesh mundësi të zgjedhësh. Ky është plani kriminal i Edi Ramës, t’ju mohojë shqiptarëve të zgjedhin. Fillimisht këtë e kishte ndërmend me opozitën në letër por me krimin dhe drogën në qafën e qytetarëve. Ju ja dogjët këtë plan më 18 shkurt. Tani do të shkojë në zgjedhje me koalicionin e sharlatanëve, hajdutëve që qeverisin Shqipërinë në këto 4 vite. Edi Rama ka disa ditë që flet për destabilizimin e Shqipërisë. Edi Rama e destabilizoi Shqipërinë në themele në këto 4 vite.

Kush i solli kriminelët në Kuvendin e Shqipërisë, në krye të bashkisë, në Policinë e Shtetit, në krye të institucioneve, kush i solli Eskobarët, kush e mbolli Shqipërinë me drogë nga jugu në veri. Edi Rama me ushtrinë e tij të krimit, me batalionin e tij të krimit me të cilin sundoi Shqipërinë. I solli kriminelët, mbushi Shqipërinë me drogë, prishi çdo palë zgjedhje që pati në dorë, që nga Korça.

Unë kam krenari kur pi një kafe me Artan Fugën dhe shokët e tij. Ky krenohet kur pi kafe me Tërmet Peçin me Klement Ndonin dhe me Gjushin. Kur OSBE-ODIHR që me këto zgjedhje ke shkatërruar besimin e shqiptarëve në procesin elektoral, çfarë bëri, e mbushi Shqipërinë me drogë dhe futi duart edhe në zgjedhjet në Kolonjë. Edi Rama ka tmerr nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Projekti i tij politik ishte dhe mbetet shkatërrimi i zgjedhjeve. Ky është projekti, këtë ka bërë 4 vite më parë. Ka destabilizuar Shqipërinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here