Zgjedhjet, Manjani: Regjistrimi i listave i paligjshëm, procesi zgjedhor ka rënë, data 18 ka rënë

1
292

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se dorëzimi i listave të kandidatëve të PS dhe partive të tjera të majta është i paligjshëm, pasi u bë kur kishte kaluar afati.

I ftuar në Ora News, Manjani tha se vendi po shkon drejt një përplasje.

ManjaniVendi tashmë në kuptimin e polarizimit politik po shkon drejt përplasjes dhe kjo është një gjë e pa dëshiruar dhe është një gjë që ata që po e kurdisin po bëjnë gabim shumë të rëndë. Besoj kriza ka dy anë. Për fat po pranohet që jemi në krizë politike pasi sot ishim në fazën e mohimit. Edhe farsa e regjistrimit të partive dhe listave të kandidatëve në mënyrë të paligjshme. Merreni dhe lexojeni si të doni ligjin.

Në orën 12 të natës më 28 prill ka përfunduar afati ligjor. Afate politike ka sa të duash. Nuk na kishte ndodhur deri më sot që pas 91-t të hyjmë në zgjedhje me levat e partisë, të sajojmë parti të krijojmë opozitën. Kjo nuk është normale. Përplasja është e padëshiruar. Unë nuk e di se çfarë duhet të ndodhi më shumë për të kuptuar se vendi po shkon në përplasje.

Kur i fiton zgjedhjet pse duhet të jesh arrogant? Këtë nuk e kam kuptuar asnjëherë. Sa më shpejt të ulesh në tryezë me opozitën aq më shpejt do të shkohet në zgjedhje. Sa më gjatë, opozita do të radikalizohet. U pa çadra me përçmim, jo kriminelë, jo vettingu. Janë shqiptarë edhe ata nuk janë serbë dhe kjo është e patolerueshme.

Manjani shprehet se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here