Macron president i Francës me 65.5 % të votave

0
197

Është cilësuar si i jashtëzakonshëm raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë për shkak të tensionit dhe rëndësisë kyçe që ka në përcaktimin e fatit të së ardhmes së Europës.

 

 

47 mijë votues do të duhet të zgjedhin në balotazh midis kandidatit të pavarur Emmanuel Macron që është pro Europës dhe një kandidateje populiste të ekstremit të djathtë, siç është Marine Le Pen.

Siç shkruan gazeta italiane “La Repubblica” na ndajnë edhe pak orë për të mësuar fatin e Francës. A do t’ja besojë francezët “çelësat” e Elizesë ekstremistes Le Pen, që ëndërron t’i nxjerrë nga blloku dhe nga tregu i monedhës së përbashkët, apo do të zgjedhin Macron-in një pro europian që kërkon forcimin e mëtejshëm të BE? Të gjitha sondazhet flasin për një fitore të kandidatit të qendrës Macron, me më shumë se 60% të votave, por për të mësuar rezultatet e para do na duhet të presim deri pas orës 20:00 të mbrëmjes.

Radioja belge Rtbf i referohet exit-poll-eve të “tre istituteve” të sondazheve, sipas të cilëve, Macron kryeson me mbi 60% të votave. Gjithnjë sië bën me dije Rtbf, Macron do arrijë të fitojë nga 62 në 64% të votave. Ndërsa Le Pen parashikohet të fitojë më oak se 40% të votave, por asgjë nuk është përfunimtare.

Votimi pritet të përfundojë në orën 19:00 në të gjithë Francën dhe një orë më vonë në Paris dhe disa qytete të tjera të mëdha. Pritet gjithashtu që rreth orës 20:00 të dalin edhe Projeksionet e para nga agjencitë e sondazheve. Sipas “La Repubblica” kjo është hera e parë që zgjedhjet presidenciale në Franca mbahen në një gjendje emergjente, të krijuar pas sulmeve terroriste të nëntorit të vitit 2013. Gjatë ditës së sotme ka pasur masa të shtuara sigurie, ku përveç ushtrisë dhe policisë lokale u mobilizuan 50,000 policë dhe xhandarë. Që nga viti 2015, 239 persona kanë vdekur në Francë në sulmet islamike.

Sa i përket pjesëmarrjes, francezët dolën në zgjedhje më pak se gjatë raundit të parë, 28.23% në krahasim me 28.54%.

Dhe si për të mos u habitur vetë kandidati për President, Macron gjatë votimit me bashkëshorten e tij Brigitte ka apeluar që: “ Francezët të shkojnë në votime, për të ushtruar një të drejtë për të cilën paraardhësit tanë kanë luftuar”

Fushata më e mbikëqyrur dhe më e paparashikueshme ndonjëherë në presidencialet franceze të dekadave të fundit u mbyll me një sulm kibernetik dhe vjedhjen e dokumenteve të fushatës së kandidatit të qëndrës, Macron, mesnatën e së premtes. Agjencia qeveritare Kibernetike (ANSSI) ka nisur hetimet mbi këtë sulm, ndërsa ekipi i Macronit ka thënë se synonte të destabilizonte votimin.

Karakteristikë e këtyre zgjedhjeve është fakti se për herë të parë në 60 vjet të historisë franceze, asnjë prej partive të mëdha tradicionale, të djathta apo të majtë nuk ka një kandidat në fletën e votimit që synon të hyjë në Elysee. Por, sido që të jetë rezultati, vota e sotme do të përfaqësojë në çdo rast një ndryshim të thellë për Francën dhe vendin e saj në Europë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here