KQZ e bën fakt të kryer, merr vendimin për 18 qershorin

0
201

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te miratojë te henen, pra diten e neserme fleten e votimit per 15 partite e regjistruara per zgjedhjet e 18 qershorit, duke e bere keshtu fakt te kryer qe ne kete date shqiptaret do te votojne.

Ne nje njoftim per mediat nga zyra e shtypit e ketij institucioni, thuhet se do te shqyrtohet ne rendin e dites miratimi i fletes se votimit per zgjedhjet e dates 18 qershor.

kqa per zgjedhjet

Me heret, kryeministri Rama ne komunikimin javor me ndjekesit ne rrjetet sociale, lajmeroi se teksa skadoi sot afati qe i kishte lene opozites per te arritur ne dakortesi qe edhe PD te futet ne zgjedhje, nenvizoi se PD nuk ka dashur te degjoje dhe pranoje bashkepunim, gjithashtu theksoi edhe se data e zgjedhjeve nuk negociohet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur sot procedurën e pranimit të listave të kandidatëve për partitë politike, nga ku rezulton se vetëm 15 parti do të marrin pjesë në zgjedhje.

Në projektvendimin e përgatitur, një kopje të të cilit e ka edhe Panorama, thuhet se këto 15 parti do ti nënshtrohen shortit për të përcaktuar renditjen në fletën e votimit.

Por cilat janë dy partitë që nuk u futën në fletën e votimit?

E para është Partia e Unitetit Kombëtar, e Idajet Beqirit, i cili deklaroi publikisht se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje për të mos dëmtuar Partinë Socialiste në kushtet kur vetë opozita ka deklaruar se për të 18 Qershori nuk ekziston.

Ndërsa partia e dytë, sipas Panorama, është ajo e Gjergj Kojës, Partia Socialiste e Moderuar.

“Bazuar në nenin 67, pika 1 dhe pika 2 të Kodit Zgjedhor, 17 (pesëmbëdhjtë) parti politike të rregjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, depozituan kërkesat për regjistrim e listave shumemërore për kandidat për deputet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimet përkatëse miratoi listat shumemërore të kandidatëve për deputet,  për 15 parti politike. Renditja në fletën e votimit e subjekteve zgjedhore do të bëhet sipas numrit rendor të dalë nga rezultati i shortit për partitë politike. Përmbajtja e fletës së votimit do të jetë e njëjtë për dymbëdhjetë, zonat zgjedhore, me përjashtim të elementeve të përcaktuara në vendimin e KQZ-së nr. 13, datë 12.01.2017 “Për miratimin i modelit dhe specifikimeve teknike të fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datë 18.06.2017”, të cilat janë variabël për secilën zonë zgjedhore”, thuhet në projektvendimin e publikuar nga Panorama.

Partitë që do marrin pjesë në zgjedhje

Partia Komuniste e Shqipërisë

Sfida për Shqipërinë

Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

Partia Lista e Barabartë

Aleanca Popullore për Drejtësi

Partia Demokracia Sociale

Partia Aleanca Demokratike

Partia Kristian Demokrate

Levizja Socialiste për Integrim

Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

Partia për Drejtesi Integrim Unitet

Partia Social Demokrate

Partia Socialiste

Fryma e re Demokratike

Partia Aleanca Demokristiane

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here