Vritet me armë zjarri kryetari i komunës shqiptare në Maqedoni, Hazbi Idrizi

0
193

Kryetari i Komunës së Bogovinës nga radhët e BDI, Hazbi Idrizi, ka mbetur i vdekur pas një zënke verbale e cila më pas ka kaluar në përleshje me armë zjarri. Lajmin për vdekjen e Idrizit për Alsat e konfirmuan burime nga spitali i Tetovës.

 

 

Alsat jo zyrtarisht mëson se ajo që filloi si zënkë verbale mes Hazbi Idrizit dhe një ish të punësuari në Komunën e Bogovinës, identiteti i të cilit ende nuk dihet, përfundoi në përleshje me armë zjarri ku ky i fundit qëlloi për vdekje Hazbi Idrizin.

Mësohet se në gjendje kritike për jetën është edhe një person tjetër.

Komuna e Bogovinës është komunë shqiptare që shtrihet në pjesën perëndimore të Maqedonisë, dhe ndodhet në Rajonin e Pollogut. Qendra e komunës gjendet në fshatin Bogovinë, sipas të cilës mban emrin edhe Komuna.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here