Reagon ambasada e SHBA-ve për tërheqjen e kandidatit të PS në Kavajë

0
165

Pas tërheqjes së kandidatit të PS-së në Kavajë, vjen reagimi Ambasadës së Shteteve të Bashkuara ku mbështet thirrjen e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve bashkiake në Kavajë.

Ambasada e SHBA thekson se shtyerja e zgjedhjeve me qëllim, siç thonë “që të ruhet përqendrimi i qeverisë dhe opozitës tek procesi i dialogut”.

“Nxisim vazhdimin dhe përshpejtimin e procesit të dialogut sepse koha që mbetet për t’i zgjidhur çështjet me anë të negociatave përpara zgjedhjeve të 18 qershorit është e kufizuar. Mbështesim të drejtat e shqiptarëve për të protestuar paqësisht dhe nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive që të mos angazhohen në akte që mund të nxisnin dhunë, veçanëritsht akte që ndikojnë në aftësinë e qytetarëve per të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Dhuna nuk ka vend në procesin demokratik”,- theksohet në deklaratën e ambasadës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here