Rama u tërhoq, por a do të tërhiqet edhe PD nga tubimi? Ja kur merret vendimi

0
211
Foto: Hamza Hatika

Tërheqja nga Edi Rama e kandidatit të PS-së për zgjedhjet e Kavajës dhe më pas edhe atij të pavarur ka sjellë automatikisht edhe anulimin e zgjedhjeve në këtë bashki që ishin parashikuar për 7 majin.

Pas këtyre zhvillimeve mediat shkruan se Partia Demokratike është tërhequr nga zhvillimi i protestës në qytetin e Kavajës. Por në fakt e vërteta është ndryshe, thanë për SYRI.net burime nga selia blu.

Ditën e nesërme kreu i PD-së, Lulzim Basha do të mbledhë krerët e degëve në selinë blu. Aty do të merret edhe vendimi përfundimtar se si do të veprohet me protestën e Kavajës, do të mbahet apo jo.

Gjithashtu nesër do të jepen edhe direktivat për protestën e madhe që do të organizojë opozita javën e ardhshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here