Rama tërhiqet, i kërkon kandidat të PS në Kavajë të lëjë garën

0

Dy tryezat e dialogut Rama-Basha në Presidencë, na sollën në vëmendje dy data të mundshme për shtyrjen e zgjedhjeve. Një propozim të opozitës për t’i shtyrë zgjedhjet m 6 muaj për të mundësuar votimin e numërimin elektronik, e një të mazhorancës për zgjedhje në fund të korrikut.

 

Ndihem i qetë në ndërgjegjen time sepse kam bërë shumë për të futur PD në zgjedhje. Mekanizmi i propozuar garanton barazi.

Dua tu them në radhë të parë shumë faleminderit për mbështetjen që na jepni dhe për të mos lënë asgjë të mundshme në funksion të gjithëpërfshirjes në zgjedhjet e 18 qershorit.

Shumë kush më përmend fjalin që mos e lësho 18 qershorin. Edhe po të doja nuk është në dorën time.

18 qershori nuk është një datë e zgjedhur nga unë, por nga kushtetuta. Për sa më takon 18 qershori nuk mund të jetë pjesë e negociatave mes partive.

Unë nuk jam vetëm kreu i PS-së por edhe kryeministër i Shqipërisë. Si kryetar i PS-së nuk kam asnjë shqetësim nëse PD do të shkojë në vetëvrasje, por si kryeministër kam përgjegjësi.

Mazhoranca nuk ka bërë asgjë për ta çuar PD në këtë krizë. Vendimi i lidershipit të PD-së është vetëm vendim i tyre. Këmbëngulja për dialog nuk është dobësi. Politika është shah, e kjo është një lojë që durimi strategjik të nxjerr fitues.

Ka disa prej jush që e kanë mendjen në Kavajë në 7 maj. Ka shumë që i druhen. Ka njerëz që i druhen një përplasje fizike, ka të tjerë që druhen se ka një konflikt në Shqipëri.

Ka një plan për destabilizimin e këtij vendi dhe çadra është ngritur për këtë qëllim. Këto nuk janë hamendje, por fakt. Shqipëria nuk do të destabilizohet nga ky plan. Sfida jonë nuk është 7 maji i Kavajës. Sfida jonë është të shkojmë deri në 18 qershor duke bërë çmos që Shqipërisë të mos i hyjë gjemb në këmbë.

Sfida jonë është që mandatin tjetër ta marrim në 18 qershor. Shqipëria që duam nuk është vetëm e socialistëve, por edhe e demokratëve.

Provokimit antikushtetues, antiligjor e antidemokratik, ne nuk duhet dhe nuk do ti përgjigjemi flakë për flakë. Kavaja nuk do të bëhet sheshi për një shesh të neveritshëm. Turpi le ti mbetet PD-së. Unë i kam sugjeruar kandidatit tonë në Kavajë që të tërhiqet. Këtë ja ka kam kërkuar edhe kandidatit tjetër.

Lini nje pergjigje