Standard.al

Presidenti i ri Ilir Meta njofton për turin nëpër Shqipëri, ja video-mesazhi i plotë (VIDEO)

0

Pas zgjedhjes si president i Republikës dhe zgjedhjeS së kreut të ri të LSI, Petrit Vasili, Ilir Meta ka publikuar një mesazh falënderimi për anëtarët dhe delegatët e Konventës Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Meta shprehet se LSI do arrijë rezultatin që të gjithë ëndërrojnë prej kohësh. Presidenti i zgjedhur shprehet se do jetë si një anëtar i thjeshtë i LSI-së deri në datën 23 korrik.

“Dua sot të falënderoj përzemërsisht të gjithë delegatët e Konventës Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim për mirënjohjen dhe respektin që ata treguan ndaj kontributit tim, që nga themelimi i kësja force politike e deri në këtë Konventë kur u shkëputa nga drejtimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, por në mënyrë të veçantë dua t’i falënderoj për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe unanime që i dhanë zgjedhjes së Kryetarit të ri të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasilit, me të cilin jam i bindur që LSI-ja do të arrijë ato rezultate që ne kemi ëndërruar prej kohësh së bashku.
Një falënderim i jashtëzakonshëm u shkon atyre mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së që për orë të tëra pritën përpara Pallatit ët Sportit për të shprehur mbështetjen solidaritetin dhe përkrahjen e tyre për LSI-në dhe për të gjitha vendimet që ajo do të marrë në të ardhmen.
Ndaj sot dua njëkohësisht që t’u bëj të ditur që tashmë edhe unë si një anëtar i thjeshtë i LSI-së deri në datën 23 korrik do të ndërmarr një tur falënderimi dhe mirënjohjeje për të shtrënguar dorën me çdo anëtar dhe simpatizant të LSI-së anembanë vendit.
Sepse mirënjohja dhe fjala e mbajtur kanë qenë dhe besoj do të jenë dy shtyllat më të forta morale të kësaj force politike, të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.