Presidenti i Italisë uron Metën: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt integrimit evropian

0
136

Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella i ka dërguar një mesazh urimi Ilir Metës me rastin e zgjedhjes si President i Republikës së Shqipërisë. Mattarella i shpreh përgëzimet Metws dhe vlerëson marrëdhëniet e karakterizuara nga një miqësi e fortë dhe një bashkëpunim i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjithashtu Mattarella thekson se Italia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të rëndësishme dhe delikate të reformave thelbësore drejt integrimit të plotë evropian të Shqipërisë.

 

 

Më poshtë teksti i plotë i letrës:
Me rastin e zgjedhjes suaj në funksionin më të lartë të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju bëj përgëzimet e mia më të sinqerta dhe urimet e mia më të mira për zhvillimin e mandati tuaj.
Mbi bazën e marrëdhënieve të karakterizuara nga një miqësi e fortë dhe një bashkëpunim i shkëlqyer, Shqipëria dhe Italia kanë zhvilluar ndër vite një partneritet të fortë strategjik, thellimi i të cilit është në interes të dy vendeve.
Në këtë kuadër Italia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të rëndësishme dhe delikate të reformave, që janë thelbësore për të përparuar në mënyrë të qëndrueshme dhe në frymën e bashkëpunimit drejt integrimit të plotë europian.
Jam i sigurt që gjatë presidencës suaj, Tirana do të dijë të përparojë drejt këtij objektivi prioritar duke vazhduar të garantojë kontributin e tij të domosdoshëm për zhvillimin e bashkëpunimit dhe të stabilitetit në rajon.
Duke iu rinovuar përgëzimet për zgjedhjen tuaj në këtë funksion prestigjioz, përfitoj nga rasti për t’ju dërguar urimet më të mira për ju personalisht dhe vendin tuaj.

Sergio Mattarella
President i Republikës Italiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here