Në vetëm 4 muaj, 17 krime të rënda me 21 persona të vrarë (VIDEO)

0
149
Foto ilustruese

Vetëm 4 mujorin e parë të këtij viti rezulton se kanë ndodhur 17 ngjarje të rënda, ku si pasojë e armës, thikës dhe dhunës fizike kanë gjetur vdekjen 21 persona. Statistikat e policisë në krahasim me vitin e kaluar, janë në rënie, por që vrasjet pa autor mbetën një shqetësim.

17 ngjarje të rënda me pasojë vrasjen e 21 personave, kanë ndodhur për 4 muajt e parë të këtij viti në Shqipëri.

Sipas njoftimeve të policisë së shtetit, nga 1 janari deri më 4 maj të këtij viti në Shqipëri kanë ndodhur 17 ngjarje të rënda, ku si pasojë e shkrepjes së armëve të zjarrit dhe dhunës fizike kanë gjetur vdekjen 21 persona.

Referuar këtyre statistikave, rezulton se gjatë muajit janar kanë ndodhur 2 vrasje, një me armë zjarri dhe një tjetër si pasojë e sherrit me thika, por që kanë një të përbashkët, kanë ndodhur në qytetin e Vlorës.

Muaji shkurt, sipas policisë, ka qenë më i qetë por me dy ngjarje të rënda, pasioni. Ku në Fier, Drini Derveni vrau të dashurën në makinë dhe më pas qëlloi edhe veten. E njëjta skemë, ka ndodhur edhe në Pogradec, ku Fatbardha Tore ka qëlluar me dru bashkëshortin duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas nga gjendja e rënduar psikike ka helmuar vetën.

Ngjarje të rënda janë regjistruar edhe gjatë muajit mars, ku policia ka evidentuar 4 vrasje, dy prej të cilave si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë grabitjes, një viktimë është vrarë me thikë dhe një tjetër me armë zjarri.

Nga ana tjetër muaji prill ka qenë më i përgjakshmi, 7 ngjarje të rënda me 9 viktima si pasojë e vrasjeve me armë zjarri, me thikë e dhunë fizike. Fillimisht në Durrës, Ersid Curri i sapo dalë nga burgu ka ekzekutuar gjyshen dhe më pas në gjendje të rëndë psikike ka vrarë vetën. Kjo ngjarje pasoi me vrasjen mafioze të ish-drejtuesit të policisë, Artan Cuku, në hyrje të pallatit të tij në Tiranë.

Një ditë pas këtij krimi të rëndë për policinë e shtetit, në Vlorë ekzekutohet në qendër të qytetit me breshëri automatiku shtetasi Elidon Mehmeti. Për të vazhduar me ngjarjen e datës 11 prill në Durrës, ku si pasojë e dhunës dhe goditjes me thikë ka gjetur vdekjen shtetasi Agim Arapi. Pak ditë më pas, në Vlorë në një lokal qëllohet për vdekje Ergys Gjioveshaj dhe plagosen tre persona të tjerë.

Këtyre vrasjeve, ju shtuan edhe dy viktimat e autostradës Tiranë-Durrës, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj, që u ekzekutuan brenda në makinë me breshëri kallashnikovi gjatë lëvizjes. Vrasje për të cilën ende nuk kemi ndonjë të dyshuar konkret nga policia e shtetit. Dy ditë pas kësaj ngjarje, në Mamurras vritet me armë zjarri Zef Toma brenda oborrit të shtëpisë, vrasje për të cilën dyshohet se e ka kryer fqinji i tij.

Kjo vrasje mbyll edhe muajin prill, për të nisur me ekzekutimin mafioz të Dashmir Zeneli në Himarë, i cili u gjet i vrarë në një përrua buzë rrugës. Por dy ditë më pas, më 3 maj në Kurbin, vjehrri ka sulmuar dhe vrarë me mjete të forta nusen e djalit, 41 vjeçaren Vera Tota.

Ndërkohë sipas statistikave të policisë, krahasuar me 4 mujorin e parë të 2016, numri i vrasjeve dhe viktimave këtë vit është më i vogël. /AbcNews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here