Masakra në Qipro/ Dëshmitari kryesor tregon për herë të parë vrasjen e biznesmenit nga shqiptarët

0
118

Dëshmitari kryesor i akuzës në gjyqin për vrasjen e katërfishtë të verës së kaluar në Ayia Napa, Qipro, përshkroi me detaje të enjten se si ndihmoi dy shqiptarët, qe ishin personat e armatosur të paguar për vrasjen.

 

33 vjeçari Charalambos Andreou, që po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, pasi pranoi pjesën e tij të fajit në vrasje, i rrëfeu gjykatës së Larnaca-s se si i shoqëroi me makinë dy atentatorët, Jani Voglin dhe Aleks Burrelin, në një parking pas restorantit “Stone Garden”. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 23 Qershorit 2016.

Atentatorët sic shkruajne sot mediat greke, hapën zjarr, duke vrarë objektivin e tyre, biznesmenin Phanos Kalopsidiotis, por dhe oficerin e policisë Elias Hadjiefthimiou, e bashkëshorten e tij Skevi. Jani Vogli vdiq gjithashtu në shkëmbimin e zjarrit, ndërsa Burelli është shpallur në kërkim.

Charalambous tregoi se si ai dhe partneri i tij u ofruan strehim dhe i dërguan armë dy shqiptarëve, në një skenar vrasjes të orkestruar nga Marios Christodoulou, i njohur gjithashtu edhe me emrin Benny.

Benny është dënuar me katër dënime me burgim të përjetshëm, një për çdo rast.

Në natën e vrasjeve, Charalambous, shoferi i caktuar për arratisjen, i transportoi dy shqiptarët pranë Stone Garden.

Ata u veshën me rroba të gjera dhe kapuç, dhe Charalambous i dëgjoi të mbushnin armët para se të dilnin nga makina. Burreli ishte i armatosur me një “AK47”, ndërsa Vogli me një pistoletë “Glock”.

Dy shqiptarët shkuan në restorant, ku e dinin se objektivi i tyre ishte duke darkuar, përmes një rrugicë të errët.

“Fillova të dridhesha, por qëndrova në makinë dhe e mbajta të ndezur…dëgjova të shtëna dhe një ose dy minuta më vonë një nga shqiptarët u kthye dhe më tha “shkojmë, shkojmë”.

“Kur e pyeta se ku ishte djali tjetër, ai tha “ate e qelluan”.

Charalambous dhe Burelli u larguan, duke u ndalur përfundimisht në një fushë jashtë autostradës Ayia Napa-Larnaka, ku ata ishin udhëzuar të linin makinën. Mjeti do të digjej pastaj nga bashkëpunëtorët e tyre.

Kur u ndalën në fushë, Burelli i tha Charalambous se ai ishte ai që e vrau Voglin.

“E kam vrarë, e kam vrarë, unë kam qenë ai që e qëllova”, tha Burelli.

Dëshmia e Charalambus është planifikuar të vazhdojë të premten duke vijuar me detaje te tjera.

Përktheu Panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here