Basha: Më 7 maj rrëzojmë në Kavajë, republikën e vjetër!

0
164

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje sot gjithë shqiptarëve të bashkohen të dielën në një protestë madhështore në Kavajë, “në stacionin më të rëndësishëm të kësaj beteje finale”, siç e cilësoi ai protestën 77-ditore të opozitës.

“Ne jemi gati, – tha Basha, –  dhe stacioni ynë më i rëndësishëm në këtë betejë finale, përballja e parë, është dita e diel në kryeqytetin e lirisë, në kryeqytetin e demokracisë, në Kavajë!

Nga Kavaja, le të përhapet lajmi i mirë kudo se republika e vjetër, se fasada e republikës së vjetër është një tigër letre, një grusht pushtetarësh të korruptuar. Nga Kavaja ditën e diel le t’i mundësojmë çdo shqiptari dhe miku të huaj, dashamirës dhe kundërshtarë të republikës së re, le ta dinë se më 7 maj, republika e vjetër rrëzohet në Kavajë.

Ndaj për fatet dhe të drejtat e shqiptarëve, për fatin dhe të drejtat e çdo kryefamiljari, për të ardhmen e çdo të riu, le të bashkohemi të dielën në bashkimin më të madh popullor, në përballjen paqesore, por të vendosur që do të shënojë simbolikisht rënien e republikës së vjetër dhe fitoren e republikës së re.

Nuk do të lejojmë krimin, drogën, roshin dhe kaposhin të nëpërkëmbë Kavajës dhe ne do të jemi të gjithë aty. Përveç vendosmërisë, le të shënojmë agimin e republikës së re. Tregojini botës dhe Shqipërisë: Ku do të jemi ditën e diel?! Ku nis fitorja?! Ku ngrihet e rritet e demokracia?!

Në Kavajë!

Fitore!”

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1497460700305106/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here