Kryemadhi jashtë politikës: Ja profesioni që ëndërroja (Video)

0
203

Zëvendës kryertarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë intervistës për emisionin “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala është shprehur se cili do të ishte profesioni i saj nëse nuk do të ishte bërë politikane.

 E pyetur se nëse nuk do të ishte politikane cili do të kishte qenë profesioni i saj, Kryemadhi ka rrëfyer se ka pëlqyer gjithnjë mjekësinë. Megjithatë për shkak të 1 pikë të humbur ajo ka përfunduar studimet për bio-kimi.

“Unë kam mbaruar për bio-kimi. Në fakt kam dashur për mjekësi nuk e kam fituar për një 1 pikë. Më pas mbarova fakultetin e bio-kimisë nuk punova asnjë ditë faktikisht  bëra masterin për menaxhim biznesi, i cili ishte një bashkëpunim midis Universitetit të Ekonomisë dhe Universitetin e Nebraskës.

Më pas kam shkuar në Gjermani në një shkollë të Natos, shkolla “Marshall”,  për politikat e sigurisë rajonale. Më pas kam bërë doktoraturën që ka të bëjë me shkencat ekonomike, sa i përket temës së sigurimeve shoqërore në Shqipëri.

Shkencat e natyrës më kanë ndihmuar për të qenë pak racionale dhe kalkuluese ndërsa shkencat ekonomike më kanë ndihmuar për të qenë fleksibël e hapur dhe tolerante,”-është shprehur Kryemadhi gjatë intervistës në emisionin “Komiteti”./Gazeta Express/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here