Impianti i plehrave/ Banorët e fshatit Vërri, fitojnë betejën me qeverinë. Diskutimet do të kryen pas zgjedhjeve

0
227

 

Qeveria u tërhoq ditën e djeshme nga projekti i djegies së plehrave nga fushat bujqësore të Vërrisë. Në një komunikim për mediat, kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, njoftoi se projekti është anuluar. Diskutimi për menaxhimin e mbetjeve, sipas kryetarit të Bashkisë Fier, do të shtyhet pas zgjedhjeve.  Nga ana tjetër këshilltarët e LSI-së kanë qenë një ndihmë e madhe për banorët e këtij fshati, duke i mbështetur dhe duke e premtuar se nuk do të lejojnë ndërtimin e landfillit të plehrave. Prej dy muajsh banorët e Vërrisë kanë protestuar një Vendim të Këshillit të Ministrave, ku nëpërmjet frimosjes së një marrëveshje koncesionare synohej shpronësimi i tokës bujqësore me synim ngritjen e një impianti. Një vendim i cili pritet të shqyrtohet sërish pas zgjedhjeve elektorale të 18 qershorit.

Vazhdimësia e protestave

Banorët e Verrisë kanë vazhduar protestën  të herë pas hershme, në këtë mënyrë në ditën ndërkombëtare të punëtorëve ata bllokuan për disa minuta rrugën nacionale Fier-Leshnje.  Nëpërmjet vendosmërisë  ata bënë që qeveria të tërhiqet ndaj vendimit të projektuar për ndërtimin e impiantit  të plehrave në fshatin e tyre. Në datën 26 prill, rreth 50 banorë të fshatit dolën në protestë para bashkisë,  duke protestuar kundër ndërtimit të landfillit të mbetjeve në fshatin e tyre. Ata kërkuan takim me  kryetarin e Bashkisë duke u shprehur se  “Nuk i duam plehrat në vendin tonë, sovrani i thotë jo plehra në Myzeqe, ne nuk jemi si Elbasani”, kanë deklaruar banorët. Banorët edhe me parë kanë protestuar për ditë me radhë për të mos lejuar ndërtim e landfillit.

Çfarë synon projekti?

Kompania quajtur “Integrated Technology Ëaste Fier”, ka instaluar në një tokë bujqësore disa mjete të rënda dhe ka tentuar të zhvilloje punime për ndërtimin e një projekti i cili nuk është i pajisur as me leje ndërtimore dhe as me leje mjedisore. Projekti synon te ndërtoje një impiant për djegien e plehrave ne toke bujqësore. Banorët kanë   dy jave qe çdo ditë dalin dhe ndalojnë punimet për ndërtimin e impiantit. Gjithmonë kanë rezultuar të suksesshme në protestën e tyre, pasi kanë bllokuar punimet. Pra një jave kanë nisur procedime penale për 24 banore te zonës te cilët kane dalë në tokat e tyre në shenje refuzimi ndaj këtij projekti i cili rrezikon jetën e tyre. Mirëpo nga ana tjetër policia i ka konsideruar dhe i ka quajtur ata kriminel. Banorët janë të shqetësuar dhe e vetmja gjë që duan është që ky projekt të mos ndërtohet në këtë vend, pasi do ishte edhe më i rrezikshëm. Rrethi i Fierit është një ndër vendet më të ndotur në vend. Kryesisht Zharrëza dhe Marinza sjellin ndotjen më të madhe për shkake të depozitimi në sasi të mëdha të naftës. Nga studimet e kryera mësohet se është konstatuar se në pjesën më të madhe të zonës prej 200 kilometrash katrorë, ndotja shkon deri në pesë herë nga niveli i lejuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here