Negociatat, flet për herë të parë kryeministri Rama

0
165

Kryeministri Edi Rama tha se në tryezën e ndërmjetësuar nga Presidenti Nishani kishte propozuar një mekanizëm për monitorimin e zgjedhjeve, policisë dhe shkollave si kurrë më parë.

“Një monitorim si asnjëherë më parë të gjithë strukturave të shtetit, të policië së shtetit, të Drejtorive Rajonale të Arsimit dhe të gjithë sistemit arsimor ku janë edhe pikat që kanë qenë pika të adresuara si problematike në raportet e mëparshme të Odhir-it dhe një rregullore të dakordësuar për mënyrën si duhet të shmanget qoftë përdorimi i aseteve shtetërore në fushatë, qoftë edhe një kategori e caktuar aktivitetesh që nuk duhet të përdoren në fushatë.”

“Më shumë se kaq nuk kam”, tha ai në një prononcim për gazetarët në kryeqytet.

“Është një mekanizëm i tëri që propozohet të kryhet ky monitorim, që unë as në ëndrrën më të bukur s’do ta mendoja ta kisha në kohën e Saliut.”

I pyetur nëse priste përgjigje, Rama tha se “Nuk presim përgjigje, ne vazhdojmë punën. Ne jemi në angazhimin e plotë elektoral, por do të gjejmë kohën për të diskutuar deri kur të fillojë shtypja e fletëve të votimit.”

Ai tha se nuk kishte takim tjetër, “por jam i gatshëm nëse duhet një takim tjetër, ofrojmë maksimumin e garancive por asgjë më shumë se kaq.”/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here