Standard.al

Ironia e Blushit: Nëse marrëveshja do ishte gjetur, sikur cigarja dhe shkrepësja të shuanin zjarrin

0

Deputeti Ben Blushi, njëherësh kreu i LIBRA-s ka reaguar në lidhje me takimin e sotëm që zhvilluan kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, pavarësisht se palët nuk ranë në një gjuhë të përbashkët. Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Blushi ironizoi situatën politike, ndërsa thekson se do ishte çuditur nëse palët do merreshin vesh.
“DO ISHTE ÇUDI TË MERRESHIN VESH
Që Edi Rama dhe Lul Basha të gjenin marrëveshje do ishte njëlloj sikur cigarja dhe shkrepsja të shuanin zjarrin. Më vjen keq nëse PD nuk hyn në zgjedhje por më shumë keqardhje kam nëse shumë shqiptarë nuk do shkojnë të votojnë për çdo arsye. Kjo krizë nuk zgjidhet dot pa zgjedhje por me zgjedhje sa më të shpeshta. Mundësisht cdo vit duke filluar nga viti i ardhshëm!”, citohet në reagimin e Blushit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.