Standard.al

FOTO-DETAJ/ Çfarë nuk u pa në ditën e 74 të protestës së PD dhe fjalimi i rëndësishëm i Bashës

0

Në emër të opozitës u ula sot në tavolinën e Presidentit Nishani pas ftesës së tij, për të gjetur me dialog një zgjidhje të krizës së rëndë politike, zgjedhore dhe ekonomike të vendit. Shkova me vullnetin për të mos kërkuar dhe marrë asgjë për përfitime politike të miat, PD-së dhe opozitës, por për të mos lëshuar asgjë që garanton të drejtën e shenjtë legjitime të qytetarëve për votën e lirë.

Shkova me zotimin e marrë para miqve e partnerëve ndërkombëtarë, në veçanti familjes sonë politike PPE, Presidentit Daul, Komisionerit Hahn, njëkohësisht nënkryetarit i PPE, se PD dhe unë nuk do të lëmë asnjë mundësi pa eksploruar për një një marrëveshje politike me kushtin që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ofrova në tavolinë gjithçka që Partia Demokratike dhe opozita mund të ofrojnë për zgjidhje. Fatkeqësisht, pala tjetër u tërhoq edhe nga propozimet e javës së kaluar, që vetë i loboi dhe që në vetvete ishin shumë më pak se duhet për të siguruar minimumin e garancive për qytetarët shqiptarë.

Ky qëndrim i Edi Ramës rikonfirmoi faktin se ai mbetet pengesa e vetme për arritjen e zgjedhjeve të lira. Një pengesë pa argumente, i armatosur vetëm me forcën e paligjshmërisë dhe të krimit. Por përballë tij është një forcë e pathyeshme, bashkimi i të gjithë shqiptarëve të ndershëm që kanë vendosur t’i thonë: Ndal arrogancës! Ndal krimit! Ndal drogës! #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.