Standard.al

Fjalimi i parë si kryetar, Vasili: LSI kryefjala jonë. Forcë e parë!

0

Kreu i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili pohoi se qëllimi i partisë që ai do të drejtojë është që të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 18 qershorit. Nga foltorja e Kongresit të LSI, Vasili theksoi se kjo forcë rritet dhe nuk njeh limite.

 

 

“Forcë e parë, s’kemi ça bëjmë tjetër. LSI kjo është kryefjala jonë. Pas kaq vitesh, kam nderin që të jem në këtë foltore. Në këtë sallë, është e gjithë historia jonë. Kemi përballuar dhimbjen e padrejtësisë. Pa rininë është një Shqipëri e vdekur. LSI që nuk ka limite, që do të jetë forcë e parë. Është një moment që bënë të qartë për çdo shqiptar se kush është forcë e përgjegjshme politike. LSI ka bërë në këtë drejtim një investim madhor, të sinqertë, të drejtpërdrejt. Në të mirë të stabilitetit të vendit, LSI bëri një tjetër investim. Zgjedhja e Metës president është investim nga LSI. Presidenca zgjodhi Meten dhe jo anasjelltas”, tha Vasili

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.