Thyhen rregullat/ Damiano doli nga shtëpia e BB, del videoja kur takoi miqtë

0
2368

Reality-show “Big Brother” njihet thuajse në të gjithë botën si një program që ka një fshehtësi dhe një izolim të niveleve më të larta për shkak se banorët nuk duhet të ndikohen nga jashtë.
Në mars të këtij viti nisi edicioni i 9-të i Big Brother, por ky edicion duket se rezervoi shumë “surpriza” për të gjithë.

Ishte Damiano ai që doli për një javë nga shtëpia, por u tha që ishte në izolim të plotë për shkak se ishte në votim nga publiku, i cili do vendoste për rikthimin apo jo të tij edhe njëherë brenda shtëpisë së vëzhguar 24 orë në 24 nga kamerat.

Por, një video e publikuar para 3 ditësh në YouTube ka ngritur shumë dyshime për thyerje rregullash në “Big Brother”. Damiano shihet nën shoqërinë e dy prej miqve të tij, njëri prej tyre, i cili është aktori i ri Drilon Hoxha. Edhe pse videoja shkruan “vetëm shaka”, sërish nga biseda e djemve gjatë videos kuptohet kontekstualizimi i situatës që përkon me kohën kur Damiano ishte në televotim jashtë shtëpisë.

Kemi të bëjmë me një thyerje rregullash nga Damiano apo me një tolerim nga “Vëllai i Madh”?! Kjo nuk dihet me siguri, por është një video goxha komprometuese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here