Kur populli ngre krye/ Zharrësi si pikë nisje dhe Vërria si një akt për të vendosur drejtësi

0
256

 

“Historia e dy fshatrave që kërkojnë të bëhen shembull për të gjithë shqiptarët, qëndresa e tyre dhe kërkesa për t’iu dëgjuar zëri nga institucionet e shurdhëta”

Padrejtësitë dhe vendimet gabuara janë një gjë shumë normalen Shqipëri, pasi do ditë shikojmë dhe dëgjojmë plot  të tilla. Të gjithë jemi koshient që ndodhin, por të paktë janë ata të cilët ankohen për këtë gjë. Nëse gjithsecilit nuk i preken interesat e tij, nuk interesohet që të dal dhe të protestoj. Gjithkush del në protestë vetëm atëherë kur interesat e tij të ngushta preken nga vendime arbitrare që vijnë nga pushteti por edhe nga shoqëria. Historia e shqiptarëve është njësoj si një anekdotë që na kanë treguar kur kemi qenë të vegjël. Kishte rënë zjarr në një fshat dhe njëri prej banorëve shkoi të lajmëronte të tjerët. Filloi tu thoshte të gjithëve e radhe dhe ndaloi te njëri prej tyre. “Ka rënë zjarr në fshat” – i tha. Dhe banori i ulur ja ktheu: “S’ka gjë fshati është i madh, nuk arrin deri të shtëpia ime”. “Ka rënë në lagjen të tënde”- tha përsëri lajmëtari. “Lagjja është e madhe do kohë që të shkoj zjarri deri te shtëpia ime”, vazhdoi përsëri burri që qëndronte ulur. Në fund lajmëtari i tha: “Ka rënë në shtëpinë tuaj, zjarri zotëri”. Në këtë moment burri që ishte i ulur  ngrit i alarmuar pasi zjarri kishte rënë në shtëpinë e tij. Vetëm kur dëgjoi që shtëpia e tij ishte e rrezikuar që të digjej ai mori mundimin për tu ngritur dhe për të shuar flakët. Vendi ynë është mishërimi i kësaj anekdote, e cila mbetet aktuale gjithmonë.  Protestat kohët e fundit kanë qenë të shumta, si në Tiranë por edhe në rrethe të ndryshme. Por të gjitha kanë pasur një të përbashkët numrin e pakët të atyre që kanë qenë të protestë.

Fillesa pa fund të përcaktuar

Protestat që do të mbahen mend janë Zharrësi, pasi për më shumë se një muaj dhe përshkallëzimit arriti që të tërheq qeverinë në vendimet e saj. Edhe pse në një numër të vogël banorët e bashkuar arritën që zëri i tyre të dëgjohej dhe qeveria të tjetërsonte vendimet që kishte marrë më parë. Por duket se Zarrësi nuk do jetë fshati i fundit që do të bëhet i njohur për të gjithë. Pas tij po në rrethin e Fierit kanë qenë Mbrostari dhe Mbyeti kanë dy fshatra të cilat me protesta të shumta arritën që të shmangnin ndërtimin e një impiant për djegien e plehrave në afërsi  të fshatit të tyre. Ata deklaruan se nuk u ishte marre mendimi për bazë, nuk kishte një studim dhe u rrezikohej jeta. Me këto pretendime ata arritën që ky incenerator të mos ndërtohej. Por pas largimit nga ky fshat qeveri nuk u tërhoq, projekti vetëm sa u zhvendos në një fshat tjetër. Vërria do të kishte fatin e keq që do të përballej me autoritetet, në lidhje me këtë projekt. Edhe sipas këtyre banorëve projekti i dëmton shumë dhe nuk duan që të ndërtohet. Ata për ditë me radhe kanë protestuar me kërkesa të qarta për mos lejimin e ndërtimit një impianti për djegien e plehrave që do të ndikoj në shëndetin e tyre. Këto dy fshatra të vogla janë vetëm maja e ajsbergut të protestave në Shqipëri, pasi tashmë banorët e kanë kuptuar që vetëm duke ngritur zërin mund të  dëgjohesh në zhurmën e madhe politike. Kjo gjë është kuptuar shumë mirë dhe protestat pa prapavijë politike po shtohen dita ditës. Ndryshimi nuk vjen me njëherë por duhet kohë. Koha po kalon dhe ndryshimi çdo ditë e më tepër po bëhet më  i dukshëm dhe të gjithë e kanë kuptuar  se zgjidhja vjen vetëm nga vetja dhe nuk duhet që të presësh nga të tjerët.

 Bashkia e Fierit shndërrohet në arenë protestash

Fillimisht janë grumbulluar para njësisë vendore një përfaqësi e banorëve të Kallmit e Verrisë që kundërshtojnë ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve, të cilët kanë kërkuar takim me kryebashkiakun Subashi, por nuk janë pritur nga ky i fundit. Banorët thonë se nuk do lejojnë kurrsesi ndërtimin e landfillit në zonën ku ata jetojnë. “Përfundimisht jo! Ky projekt është më afër banorëve. 5-600 metra larg familjes. Toka është e jona. Ne jemi zonë naftëmbajtëse. Të na vijnë edhe plehrat të ikim fare nga fshati. Të tallet një kryetar bashkie me 4 fshatra nuk e kuptoj. T’i çosh bombë atomike katër fshatrav”, deklaruan banorët.  Ndërsa kreu i bashkisë, Armand Subashi deklaroi se kanë qenë disa banorë të Verrisë që i kanë vet-ofruar tokën ministrisë së Mjedisit që do të kryejë edhe investimin. Ndërkohë, pas protestës për impiantin e mbetjeve, kanë qenë banorë të Peshtanit që kanë kërkuar nga bashkia ndërhyrje për rrugën pothuajse të pakalueshme që lidh fshatin me aksin Fier–Vlorë. “ Rruga na është bërë gangrenë. Kemi vite e vite që e kërkojmë. -Na është premtuar se do të bëhej në shtator 2016, iku nuk u bë. Na u premtua para një muaji, prapë s’u bë. Banorët e Verrisë dhe të Peshtanit kanë paralajmëruar bojkot të zgjedhjeve nëse bashkia e Fierit nuk u jep një zgjidhje” thanë rotestuesit.

Tjetër protestë dje në Kukës

Banorët e Lojmes në Zapod të Kukësit, kanë protestuar kundër shfrytëzimit të burimit të ujit të pijshëm nga Ujësjellësi që do shërbejë për të furnizuar qytetin. Banorët shprehin frikën se me vendosen e tubacioneve të ujësjellësit, do mbeten pa ujë pasi do ulet shumë niveli i prurjeve të burimit. Banorët: Ujin nuk e japim, sepse është jeta. Gjatë verës nuk mjafton për ne. Terreni është shumë i vështirë. Të na marrin edhe ujin, ne ku jetojmë. Këto ditë, Ujësjellësi i Kukësit ka nisur punimet për futjen në sistemin shpërndarës të burimit, me qëllim që të shtohet sasia e ujit në çezmat e konsumatoreve në qytet. Burimi me ujë të pijshëm në Lojme është furnizuesi kryesor për fazën e dytë të projektit të ndërtimit të ujësjellësit, që kap vlerën e 187 milionë lekëve të vjetra,i cili pritet t’i japë përfundimisht zgjidhje problemit të furnizimit të qytetit, dhe 14 fshatrave rreth tij.


Protestat në Vërri

 

Banorët kundër ndërtimit të landfillit të mbetjeve, shkak vendimi arbitrar

 

“Ky vendim erdhi papritur për ta pasi nuk kishin pasur konsultime më parë. Përpara këtij vendimi që për ta është arbitrar ngritën zërin dhe nisën një protestë, por rezultati i parë nuk ishte në favorin e tyre”

 

Në Fier ka një fshat me emrin Vërri që po bëhet i njohur dita ditës për të gjithë Shqipërinë. Ky fshat ishte i panjohur për pjesën më të madhe, por një problem i tyre ka bërë që njohja të kaloj kufijtë e vegjël që ishin më parë. Problemi i madh i tyre e bëri këtë fshat të njohur edhe pse ata nuk donin që fama të fitohej në këtë mënyrë. Më shumë se një muaj më parë u njohën me një vendim nga qeveria se impianti djegieve që ishte parashikuar më parë që të ndërtohej në Mbyet do të zhvendosej në afërsi prej 1 kilometër nga Vërria. Ky vendim erdhi papritur për ta pasi nuk kishin pasur konsultime më parë. Përpara këtij vendimi që për ta është arbitrar ata ngritën zërin dhe nisën një protestë, por rezultati i parë nuk ishte në favorin e tyre. Banorët deklaruan se nuk kishin çfarë të humbisnin dhe vazhduan me protestat e tyre. Ditën kalonin dhe rezultati përsëri nuk po kthehej në favorin e tyre. Kompania që do të ndërtoj këtë impiant, i thirri në një takim që duhet të ishte një dëgjesë për ta por nuk rezultoi e tillë, pasi banorët u shprehën të zhgënjyer dhe deklaruan se ndërtimi kishte filluar më përpara se të bëhej dëgjesa. Pas kësaj ata vendosën që të vazhdonin me protestat dhe pas tyre u bashkuan të gjithë banorët e tjerë të fshatit. Protestat e tyre nisnin në fshat dhe më pas u zhvendosën në qytetin  e Fierit me marshime, çdo ditë. Tashmë zëri i tyre ka nisur të dëgjohet, por përsëri kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh. Rruga për të arritur deri tek ajo që kërkojnë është shumë e gjatë, por ecjet që bëjnë çdo ditë duket se në fund të saj do të arrijnë shumë shpejt. Vërria ndoshta do të shihet si një Zarrëzi e dytë dhe qeveria do të tërhiqet në ndërtimin e këtij impianti djegiesh se plehrave.

 

Banorët bllokojnë punimet për impiantin e mbetjeve në Fier

 

Banorët e fshatrave Kallm dhe Verri i janë drejtuar makinerive që po ndërtojnë impiantin e mbetjeve në Fier duke bllokuar punimet, të shtyrë nga frika për dëmin mjedisor që ky impiant mund të shkaktojë. As policia që u njoftua, por nuk ndërhyri, dhe as kompania që bëri dëgjesë publike me banorët, nuk ka bindur banorët të ndërpresin protestën e tyre për ndalimin e ndërtimit të impiantit. Të shqetësuar, prej 3 ditësh protestuesit bllokojnë këto punime dhe thonë se ky projekt do të ndotë mjedisin ku ata jetojnë dhe tokat bujqësore. Më parë, impianti i mbetjeve në Fier ishte planifikuar të ndërtohej në fshatin Portëz, por banorët e kundërshtuan këtë ndërtim në zonën e tyre, sikurse banorët e Mbrostarit, të cilët kanë dy muaj që kundërshtojnë impiantin me protesta. Bisedime me banorët nuk kanë zhvilluar vetëm përfaqësues të kompanisë që ndërton impiantin, por edhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit që kanë zhvilluar bisedime nuk i kanë bindur banorët se vepra nuk do të ndotë ambientin. Bashkia e Fierit nuk po përballet e vetme me probleme me fushat e grumbullimit të mbetjeve, pasi në këtë. Jo vetëm Bashkia e Fierit, por dhe njësitë e tjera vendore të Mallakastrës, Roskovecit dhe Patosit kanë probleme me fushat e grumbullimit të mbetjeve.

 

Policia nuk pranon deponimin e kërkesës për tubim nga qytetarët

 

Java që lamë pas ishte shumë e ngarkuar për banorët e fshatit Vërri në Fier, pasi ata çdo ditë kanë protestuar për të arritur qëllimin e tyre që të mos lejojnë ndërtimin e landfillit. Por gjatë ditëve të protestave ata kanë hasur një kundërshtim nga ana e policisë e cila nuk ka lejuar që ata të protestojnë. Sipas uniformave blu duhet që të kesh një leje për tu mbledhur në tubime, protesta dhe marshime të ndryshme. Për këtë gjë banorët para pak ditësh në një nga ditët e protestave të tyre shkuan në rajonin e policisë për të depozituar kërkesën për tubimin  radhës. Por përsëri ata u hasën ne kundërshtimin nga ana e policisë, pasi nuk u merrej për bazë kërkesa e tyre. Organizata Nisma Thurje që ka qenë shoqëruesja e tyre përgjatë ditëve ka postuar në faqen e Facebook-ut një video ku tregohet momenti kur qytetari shkon për depozituar kërkesën dhe has kundërshtimin e punonjëses së policisë. Punonjësja e policisë nuk pranon kërkesën e qytetarit, pasi ai e kishte sjell atë shumë vonë. Sipas polices, kërkesa duhet të dorëzohet tre ditë para,dhe jo sot për nesër, apo edhe për një tubi që duhet mbajtur brenda ditës. Por qytetari i shpjegon situatën dhe deklaron se është një tubim urgjent dhe kërkesa  e tij duhet që të merret për bazë. Por njoftimi i policisë për tubime nuk ka afat tre ditor për depozitim, por afat vetëm tre orë përpara. Video e publikuar është shoqëruar edhe me këto fjalë që shpjegojnë të gjithë situatën: “Banorët e Vërrisë nuk lejohen as të depozitojnë njoftimin për tubim në Policinë e Fierit. Ligji parashikon që policia mund të njoftohet edhe 3 orë përpara për një tubim të caktuar. Sido që të jetë, askush nuk mund ti mohojë një qytetari protokollimin e një kërkese. Është detyra bazë e çdo institucioni. Të pranojë kërkesat e qytetarëve. Mbasi ta depozitojë mund të kthej përgjigje zyrtare.”


 

Kërcënimi me bojkot zgjedhjesh

 

Banorët e Vërrisë: Nuk do votojmë nëse ndërtohet landfilli

 

Një takim që ishte parashikuar mes banorëve dhe firmës projektuese të landfilli ka dështuar. Në këtë takim që do të zhvillohej në datën 20 mars, ishte parashikuar që banorët të informoheshin për landfillit dhe takimi do të shërbente si një dëgjesë publike. Por banorët të irrituar janë larguar nga takimi ku do prezantohej projekti i landfillit, ndërsa paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve, nëse ai ndërtohet në zonën e Verrisë. Ja çfarë tha një prej banorëve që mori pjesë në këtë protestë. Banori tregoi se në vendin ku do të ndërtohet landfilli kishi shkuar mjetet dhe kishin filluar punë ndërsa në takim u tha se ishte një prezantim i këtij projekti. Sipas këtij banori është tu hedhës hi syve dhe të gënjësh. Ndërsa një grua e moshuar deklaroi: Kanë fëmijë vet këtë, u dhimbsen fëmijët e tyre. Po ne përse na shkelin me këmbë, përse na trajtojnë në këtë mënyrë duke na sjell kancerin duke ndërtuar. Një tjetër u shpreh shumë i irrituar dhe deklaroi se nuk do të merrte me pjesë në votime. “Përse duhet të votoj unë, neve helmet i kemi në shtëpi. Kur del ujë është i gjithë i helmuar. Nuk ka pasur asnjë punë të bërë, jemi pa kanalizime”. Ndërsa shtoi: “Nuk do të lejojmë që të ndërtohet impianti i incenerimit, është një krim. Ne do të vdesim këtu duke protestuar derisa të tërhiqen nga projekti tyre”. Por pretendimet e banorëve u hodhën poshtë nga ekspertë të kompanisë që deklaruan se impianti që pritet të ndërtohet është brenda rregullave.  Eksperti deklaroi se qëllimi i takimit ishte vënia në dijeni e banorëve për se çfarë do të ndërtohet, kushtet dhe parametrat teknikë të landfillit. “Zona që është përzgjedhur është përzgjedhur me disa kritere, fshati Verri është 1 km nga vendi ku do të ndërtohet impianti, distancë që përkon edhe me standardet ndërkombëtare. Janë bërë edhe modelime për shkarkimet e ndotjes së ajrit që është pika më sensitive ku banorët kanë interes të dinë”, deklaroi në atë kohë për mediat, Klodian Aliu ekspert mjedisi i studios ligjore. Edhe në këtë rast kompania dhe banorët kanë pretendime të ndryshme, dhe nuk është gjetur e drejta akoma. Të dyja palët flasin për gjëra të kundërta që bien në kundërshtim me njëra tjetrën, dhe akuzojnë njëri-tjetrin për gënjeshtra.


 

Vërria si Zharrësi

 

Banorët nisin marshimet në këmbë, kërkesa e tyre mos ndërtimi i landfillit

 

Më shumë se një muaj më parë disa banorë të fshatit Zharrës në Fier, pas disa javësh qëndrese protestash dhe greve urie vendosën që të përshkallëzonin protestën e tyre. Ata nisën  një marshim nga Zharrësi drejt Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë. Akti i marshimit nga ana e tyre nënkuptonte mos reagimin e tyre nga shteti. Ata deklaronin se Ministria nuk kishte shkuar te ata për të dëgjuar hallin dhe problemet e tyre. Protestat, marshimet nga fshati në zyrat e bashkisë, por edhe greva e urisë. 13 banorë të ngujuar për mbi 20 ditë, vazhduan një grevë urie për të arritur qëllimet e tyre. Greva sipas tyre nuk arriti qëllimin, dhe për këtë gjë ata filluan një marshim tre ditorë për të arritur në Tiranë dhe për të vazhduar ngujimin e tyre. Tre ditët e marshimit dhe tre ditët e ngujimit përpara Ministrisë se Energjisë dhe Industrisë, arritën qëllimin e tyre. Kërkesat e tyre ishin të qarta, ndalimin e punës në për vazhdimin e kërkimit për naftë, dëmshpërblimi për  shtëpitë e dëmtuara dhe mbi të gjitha një analizë të ndikimit në mjedis pasi ndotja ishte shumë e madhe dhe ka ndikuar negativisht në jetën e tyre. Qeveria pas shumë shmangiesh dhe negociatash një nga një miratoi kërkesat e tyre. Pas tre ditësh ngujim në sheshin përpara ministrisë protestuesit u larguan të lumtur. Ata më pas thanë që ja arritën qëllimit dhe më në fund qeveria i dëgjoi. Por duket se ky skenar do të përsëritet përsëri, pasi dhe banorët e Vërrisë kanë nisur që të ecin në hapat e Zharrësit. Pas protestave të shumta ata për ditë më radhë marshuan drejt Bashkisë së Fierit pasi që nga fshati i tyre nuk mund tu dëgjohej zëri. Marshimi dhe protesta u krye por kërkesat e tyre ende nuk janë miratuar, por përsëri banorët kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre. Ata kanë deklaruar se do të vazhdojnë të protestojnë përpara çdo institucioni derisa kërkesat e tyre të dëgjohen. Një pjesë e skenarit po ecën në rrugën e duhur, por tashmë ka mbetur vetëm akti final ajo e plotësimit të kërkesave. Skenari i mëparshëm për impiantin e djegies së plehrave në fshatra të tjer u finalizuar pasi më hetër banorët Mbyetit dhe Mbrostrarit nuk e kanë lejuar që të dnërtohej afër tyre. Pas tërheqies për një kohë qeveria vendosi që ta zhvendoste për në Vërri. Qëndresa e banorëve të këtij fshati po tregon që edhe në këtë zhvendosje nuk do ja arrij qëllimit të saj.

 


 

Disa pyetje pa përgjigje, për kryeministrin…

 

Kryeministri Edi Rama para disa kohësh shkoi në fshatin Vërritë Fierit, dhe prezantoi ndërtimin e impiantit të mbetjeve në këtë vend. Por banorët mbetën të pakënaqur  për këtë ndërtim. Ata kanë disa ditë që kanë dalë në protesta dhe marshime që të mos lejojnë djegien e plehrave në tokat e tyre bujqësore. Ata i janë përgjigjur kryeministrit lidhur me deklaratat e tij se në Verri do të ndërtohet impianti i mbetjeve. Ata kanë edhe disa pyetje për Kryeministrin, të cilat janë publikuar nga NismaThurje organizata e cila ka mbështetur këto protesta.

  1. Si ka mundësi që impianti në Elbasan ka kushtuar sa gjysma e kostos mesatare që këto projekte kanë në Europë? Nga 50mln euro në 21 milion? A mos vallë keni kursyer para te filtrat dhe mekanizmat e pastrimit të ambientit të cilët përbëjnë 40% të kostos?
    2. Si ka mundësi që ndërtohet një impiant me kapacitet 150 ton në ditë kur Elbasani nuk mund të prodhojë më shumë se 40 ton në ditë mbetje?
    3. Si ka mundësi që aksionerët e kompanisë në Elbasan janë të njëjtët me ata në Fier dhe Tiranë?
    4. Si ka mundësi që kompania që po ndërton impiantet është regjistruar vetëm në 2014 dhe një muaj më pas ka kërkuar koncesionin të cilin ti ja ke miratuar?
    5. Si ka mundësi që Klodian Zoto, i cili fshihet mbas aksioneve te kompanisë, merr koncesionin për impiantin ndërkohë që deri në 2014 zotëronte vetëm një dyqan të vogël kompjuterash?
    6. Kush është Stela Godoli?

Këto janë pyetjet që kanë ngritur banorët, por ende nuk kanë marrë një përgjigje si zyrtare ashtu edhe jo formale nga ana e institucioneve.  Banorët që kanë shtruar këto pyetje i kanë të gjitha përgjigjet,  dhe sipas tyre është një afer korruptive por përsëri ata nuk kanë deklaruar gjë me zë, dhe e kanë bërë këtë në bazë të disa pyetjeve. Përgjigja nga shteti nuk ka ardhur por ta, por protestat kanë vijuar dhe do të vijojnë derisa zëri i tyre të dëgjohet.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here