Standard.al

Aleati i Ramës ia thotë troç: Zgjedhjet pa PD do të ishin një farsë

0

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka folur për gjendjen politike në perceptimin e tij e cila sipas tij vështirë se do të marrë një zgjidhje. Megjithatë sipas tij zgjedhjet pa PD do të ishin  një farsë

“Partia jonë është duke pritur me padurim për të parë se çfarë do të ndodhë ditën e dielë, paçka se kemi filluar punën zgjedhore dhe kemi ndarë detyrat, dhe pas 7 Majit do të ndezim të gjithë motorët në procesin zgjedhor”.
I pyetur nëse priste ndonjë zhvillim të veçantë, këto ditë, ai është shprehur i qartë se nuk pret ndonjë gjë të madhe, për asnjë lloj arsye, me këtë egërsi që zhvillohet jeta politike në vend.

“Jam skeptik, ka thënë ai për Javaneës-se do të ketë zgjidhje, por edhe votimet pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike do të jenë një farsë”.

Nuk vazhdohet me mosmarrëveshje kaq pasens, thotë Milo, porse problem është mënyra sesi është ndërtuar Kodi Zgjedhor.  Qëndrimet e Partisë Demokratike përjashtojnë gjithçka dhe fillesa dhe fundi është te qeveria teknike, kurse PS-ja si pala tjetër as nuk pranon t’i qaset këtij argumenti. “Inovacion” politik të legjislativit shqiptar e ka quajtur ai dhe e përjashton krejtësisht, si rrugën e nevojshme të zgjidhjes së problematikës.

“Nuk mund të iket në zgjedhje në këtë mënyrë sepse edhe nëse do të bëhen zgjedhjet më 18 Qershor me siguri do të ketë zgjedhje të tjera shumë shpejt, që do të thotë kosto shumë e madhe qoftë në fushën politike por edhe ekonomike për Shqipërinë. Do të ishte më mirë të shtyhen, sepse vetëm në këtë mënyrë vendoset një lloj sensi”, thotë politikani i njohur, që është folur gjatë për të qenë edhe president i vendit.

Sa i përket forcës së dy partive që kanë mundësi që të bëjnë të gjitha ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kur flitet për shtyrjen e zgjedhjeve, ai e shikon si të tepruar.

“Nëse Shqipëria do të ketë ndonjëherë zgjedhje vërtetë të lira duhet hequr aksesi i madh që kanë dy partitë kryesore jo vetëm në hartimin e Kodit Elektoral por edhe në administrimin e procesit zgjedhor, që të mund kemi një ditë të mirë zgjedhje të lira dhe të pakontestuara”, thotë z.Milo për Javaneës.

Partia e Demokracisë Sociale ndërkohë ka zgjedhur të 140 kandidatët e saj në 12 qarqe dhe pret zhvillimet e të dielës, atë që pritet në Kavajë, pasi të ndërmarrë më vrullshëm hapat e tij.

Ndërkohë që argumentimin e situatës së krizës që po kalon Shqipëria, e lidh edhe me atë që ka thënë edhe në intervista të tjera se: me këto që po ndodhin tregohet qartë se politikanë të veçantë shqiptarë për interesat e tyre pushtetore mund të djegin Shqipërinë, vetëm sa të shpëtojnë lëkurën e tyre!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.