U përjashtua nga lista, deputeti i PS asnjë fjalë për Ramën: Mirënjohës Nanos që më futi në politikë

0
302

Piro Lutaj, deputet në 3 mandate në Kuvendin e Shqipërisë, reagon tani që kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos e përfshijë më në listat e deputetëve për zgjedhet e 2018-ës.

 

 

Me anë të një statusi në Facebook, Lutaj falënderon mallakastriotët, të cilët, siç thotë ai, e kanë votuar gjatë gjithë këtyre viteve.

Ndonëse mes rreshtash nuk ka asnjë falënderim për kryeministrin Rama, Lutaj thotë se do mbetet i njëjti njeri, si 12 vite më parë, kur ish-kryeministri Fatos Nano e ftoi në PS.

STATUSI I PLOTE I LUTAJ
Mirnjohje me perulesi per te gjithe Mallakastriotet e mrekullueshem, fjalepake e puneshume, te cilet me besuan dhe votuan si perfaqesues te tyre ne Kuvendin e Shqiperise per 3 mandate rresht, (2005-2009-2013) !

Trendafili qe po postoj eshte fotografuar 2 dite me pare ne oborrin e shtepise se prinderve te mi ne Hekal !

Keshtu, te qeshur e te gezuar e dua dhe do ta dua une ne jete te jeteve cdo qytetar te Mallakastres, i majte apo i djathte qofte!

Kjo eshte tradita e familjes time brez pas brezi dhe Mallakastriotet e dine kete gje !

Tek une nuk ka ndryshuar asgje, do jem vazhdimisht aty ku kam lindur dhe jam rritur, tek trualli i Sulo Mustafait!

Per mallakastriotet do te jem po ai djale, qe gati 44 vjet me pare ne moshen 14 vjecare fillova shkollen ushtarake “Skenderbej”, dola oficer, punova neper disa institucione te sigurise ne vend dhe bera nje karier deri ne Gjeneral Brigade !

Do te jem po ai njeri qe fiks si sot 12 vjet me pare, u thirra nga ish Kryeministri dhe Kryetar i PS te asaj kohe Fatos Nano per te konkuruar e bere deputet qe te perfaqesoja krahinen time ne Kuvendin e Shqiperise !

Gjate gjithe ketyre viteve (8 ne opozite e 4 ne mazhorance) nuk me ka munguar as kurajona e as aftesia qe problemet e panumerta te asaj zone, ti beja prezent nga foltorja e Kuvendit apo edhe neper institucione shteterore te te gjitha niveleve.
Kam qene ne cdo moment prane banoreve te Mallakasres jo vetem per evenimente zyrtare, por per ato familjare qofshin per mire apo per keq !

Po ashtu jam perpjekur qe edhe ne jeten parlamentare, komisione apo seanca plenare te reflektoje dije, kulture e profesionalizem duke perfaqesuar PS ne komisionin per Sigurine Kombetare bashke me koleget e mi te jashtezakonshem, Arben Cuko, Xhemal Qefalia, Paulin Sterkaj, Pjerin Ndreu, Anduel Xhindi dhe Shkelqim Troplini !

Nga ana tjeter, i mirkuptoj te gjithe ata mallakastriot qe kane pritur qe une te beja me shume per zonen ne pergjithesi dhe per sejcilin prej tyre ne vecanti, por kjo eshte nje ceshtje tjeter !?

Edhe nje here per sejcilin mallakastriot, kudo qofte e me ke do qofte,
Me shume respekt dhe konsiderate

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here