Sondazhi i ‘Rilindjes’ trondit Ramën: LSI merr një mandat më shumë se PS

0

Burime të rezervuara të PS-së tregojnë se selia rozë e Rilindjes ka bërë një sondazh, të cilin e ka në sirtar vetëm Edi Rama, Vali Bizhga dhe Engjëll Agaçi. Sondazhi është kryer para 10 ditësh nga agjensia pranë Edi Ramës dhe pas kësaj kryeministri ka urdhëruar urgjent ndërrimin e listës së kandidatëve për deputet, gjë të cilën e bëri fakt.

Loading...

Sondazhi:

LSI 64 mandate, PS 63 mandate, PDIU 7 dhe Blushi 6.

Nga analizat në selinë e Rilindjes tregojnë se janë habitur nga kjo rritje dërmuese e LSI në sondazh. Një arësye, sipas tyre, mbetet se një pjesë e madhe e demokratëve dhe opozitarëve të mërzitur se pse nuk shkon PD në votime, pasi duan ta rrëzojnë me votë Edi Ramën, do të votojnë LSI dhe deri diku LIBRA të Blushit. Për Blushin demokratët e votojnë nga halli, por përsëri vetëm për faktin se ka dalë hapur kundër kryeministrit aktual.

Por vota me e madhe për LSI konstatohet nga rinia. Në këtë drejtim LSI mbetet parti e parë.

Ndërsa për LSI, thuhet në qarqet afër kryeministrit, do të votojnë edhe një numër i madh i socialistëve të pakënaqur, të cilët kanë mbetur pa punë dhe nuk është interesuar njeri nga PS në këto katër vite. ZGJIDHJA mbetet një faktor plus për LSI, pasi do ti sjellë disa mijëra vota në koshin e LSI.

PS ndërroi urgjent listën e emrave, pas këtij sondazhi. Por ngjitja e Ilir Metës në postin e lartë të Kreut të Shtetit mendohet se do shtojë, indirekt edhe pa folur, edhe 10 mandate plus për LSI duke e bërë që të marrë afro 73 0se 74 mandate. Ndaj siç duket edhe LSI e di sondazhin sekret ndaj doli dje me Petrit Vasilin si kryeministër i ardhshëm.

Eshtë komplikuar shumë numri i deputetëve që merr sejcila parti, pas mosfutjes se opozitës në zgjedhje./Koha Jone

Loading...

Lini nje pergjigje