Standard.al

Sherr me bashkëfshatarët, plagoset me thikë 50-vjeçari në Vlorë

0

Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në fshatin Kotë, pranë vendit të quajtur “Pularia”.

 

 

50-vjeçari me iniciale D.M. mësohet se ishte konfliktuar me dy bashkëfshatarë për motive të dobëta dhe pas sherrit është qëlluar me thikë prej tyre. Ai është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkaq policia ka bërë të mundur shoqërimin e dy shtetasve si autorë të dyshuar pranë ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.