Standard.al

Princesha Charlotte mbush 2 vjeç, Pallati Mbretëror publikon foto

0

Ditën e nesërme më 2 maj, princesha Charlotte mbush 2 vjeç. Dhe me këtë rast Pallati Kensington ka publikuar një foto të fundit të vogëlushes.

 

 

“Duka dhe Dukesha janë të lumtur të shpërndajnë një foto të re të Princeshës Charlotte për të shënuar ditëlindjen e saj të dytë nesër”, thuhet në diçiturën e fotos të postuar në Twitter.

Fotoja zyrtare e publikuar nga Pallati Mbretëror
170501105645-princess-charlotte-april-2017-exlarge-169
Princesha, emri zyrtar i të cilës është Charlotte Elisabeth Diana, lindi më 2 maj 2015. Charlotte është forma femërore e emrit Charles, babai i William, por ky emër ka qenë i përhapur gjerësisht në shekullin e 18-të, kur e mbante gruaja e mbretit George III, mbretëresha Charlotte shkruan The Guardian.

Elizabeth vjen që stërgjyshja e Princeshës së vogël, e deri tek Elizabeth I, Mbretëresha që udhëhoqi në gjysmën e dytë të shekullit të 16-të Anglinë.

Ndërsa Diana është emri i nënës së princit William, bashkëshortja e Charles, princesha që u nda tragjikisht nga jeta më 31 gusht të 1997-ës në një aksident tragjik me makinë

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.