Londër/ Pranga 45-vjeçarit shqiptar që vrau 2 vëllezër në ‘97

0
291

Policia londineze ka arrestuar një shqiptar, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje të dyfishtë dhe plagosjen e një tjetër personi në vitin 1997.

Skuadra e Ekstradimeve në Scotland Yard, pas një kërkese nga Policia Shqiptare arrestoi Martin Kazën, 45 – vjeç, i cili fshihej në Londër.

Martin Kaza është dënuar në mungesë me 22 vite burg nga Gjykata e Rrethit Kurbin, për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini më 7 Mars 1997, në qytetin e Laçit.

Personi i tretë, Besnik Legisi, që ishte nën shoqërinë e dy vëllezërve, mbeti i plagosur.

Prokurori që përfaqëson palën shqiptare i tha gjykatës së ekstradimeve në Londër, The City of Ëestminster Magistrates’ Court se Martin Kaza e ndërmori vrasjen për hakmarrje, shkruan tvKlan.

“Personi që ndodhet përpara kësaj gjykate është Martin Kaza, i cili në Angli përdorte një emër tjetër”, u shpreh prokurori në këtë çështje.

Nuk dihen ende detajet e emrit të rremë të përdorur prej tij dhe cili ishte statusi i Martin Kazës në Angli.

Martin Kaza sëbashku me avokatin e tij janë duke tentuar të bllokojnë ekstradimin drejt Shqipërisë. Edhe argumentet që është duke përdorur Martin Kaza për të bllokuar ekstradimin, mbeten ende të panjohura.

Gjithashtu, mësohet se që prej vitit 2010, ai fshihej në Londër deri në momentin e identifikimit dhe arrestimit.

Temo Hodaj, Drejtor i Zyrës së Interpol Tiranës disa kohë më parë, në një intervistë për mediat angleze u shpreh se problemi kryesor në identifikimin e shtetasve shqiptarë që fshihen në Angli, lidhet me faktin se ata kanë ndryshuar emrat, madje kanë fituar edhe nënshtetësinë britanike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here