Standard.al

Genc Pollo reagon ashpër ndaj akuzave të Selamit për Bashën: Gjallë qenka ky mumja?

0

Deputeti i PD-së Genc Pollo ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kolegut të tij Eduard Selamit. Megjithëse nuk flet me emra, Pollo e cilëson Selamin një ‘zombie dixhital’.

 

 

“Po ky gjallë qenka? Kisha kohë të gjatë pa parë e dëgjuar! Apo mos më gënjejnë shqisat? Dhe është vetëm një zombie digjital?”, shkruan Pollo.

Sot ish-kryetari i PD-së Eduard Selami në një intervistë për gazetarin Armand Mero në Zërin e Amerikës akuzoi Lulzim Bashën se ka anashkaluar institucionet duke e bërë fajtor për bllokimin e reformës në drejtësi. Sipas Selamit retorika e Bashës dhe mospjesëmarrja në zgjedhje dëmtojnë Partinë Demokratike dhe Shqipërinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.