Zbardhen vendimet/ Ja cfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura të KDK të LSI

0
322

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese në Lëvizjen Socialiste për Integrim

Sipas burimeve Standard.al meson qe ne mbledhjen e KDK-se Ilir Meta dorëzoi funksionet drejtuese në parti dhe u la që javën e ardhshme të zgjidhet nga Konventa Kombëtare kryetari i LSI dhe zv/kryetari i parë i LSI.

Sipas te njejtit burim mesohet se Konventa do të votojë dy emra për kupolën drejtuese të LSI. Petrit Vasili do votohet për kryetar në vend të Ilir Metës si dhe Monika Kryemadhi, e cila do të garojë për postin e zv/kryetarit të parë të LSI, post që do jetë numri dy në LSI. Gjithashtu mësohet që kush dëshiron të konkurojë për numrin dy në LSI të paraqesë kandidaturën deri ditën e martë./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here