Tonelata të mëdha kanabis në Skrapar, ishin të shpërndara në të gjthë fashatin

0
168

Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar në Skrapar, në operacionin e koduar me emrin “Bogova” është 1 888 kilogramë, afro 1.9 ton. Droga u gjet në disa banesa të fshatit Përparim.

Në banesën e parë në pronësi të shtetasit Islam Zylyftari është gjetur një kamion i ngarkuar marijuana, me peshë 820 kg.

Në banesën e dytë në pronësi të shtetasit V.Z (i shpallur në kërkim) janë gjetur 50 thasë me marijuanë me peshë rreth 485 kg.

Në banesën e tretë në pronësi të shtetasit M.Z (i shpallur në kërkim) është gjetur një sasi prej 5 kg.

Po në vijim të operacionit janë gjetur të braktisura në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, në vendin e quajtur “Lëmi” 133 qese transparente (vakumi) me marijuanë me peshë rreth 576 kg.

Tre armë zjarri dhe 40 fishekë u zbuluan gjithashtu nga policia.

Islam Zylyftari 56 vjeç banues në Skrapar, u arrestua.

Ndërsa janë shpallur në kërkim

F.B 50 vjeç, banues në Përmet, ( pronari i kamionit)

M.Z 80 vjeç, banues në Durrës;

V.Z 62 vjeç, banues në Durrës;

Hetimet e mëtejshme do të kryhen nga prokuroria e Beratit për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here