Shkëlqen Strakosha, Lazio fiton derbin e kryeqytetit italian

0
177

Lacio ka arritur të marrë një fitore të madhe në derbi ndaj Romës me rezultatin 1-3. Të kaltrit e kryeqytetit italian kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë dhe një meritë të madhe në këtë triumf ka edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thoma Strakosha, i cili bëri një paraqitje të shkëlqyer.

Lacio kaloi i pari në avantazh në minutën e 12 me anë të Keitasë, por në minutën e 45-të Roma fitoi një penallti inekzistente. Goditjen e mori përsipër mesfushori De Rosi, i cili i shënoi Strakoshës me penallti edhe në ndeshjen Itali-Shqipëri. Portieri shqiptar e kuptoi krahun e goditjes por nuk arriti dot ta ndalte topin dhe shifrat u barazuan

Në pjesën e dytë Lacio kaloi sërish në avantazh në minutën e 50 me anë të Bastës, ndërkohë që Keita vulosi fitoren 1-3 me golin e realizuar në të 85-tën. Në këtë pjesë Strakosha bëri edhe një pritje të pabesueshme që ndaloi sulmuesin boshnjak Edin Xheko të gjente rrjetën. Në minutën e tretë shtesë, Rudiger u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje mjaft të rrezikshme.


Pas këtij takimi, Lacio u ngjit në kuotën e 67 pikëve duke konsoliduar vendin e 4-t në renditje, ndërsa Roma mbetet në 75 pikë në vendin e dytë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here