Një femër rreth 20 vjeçare gjendet e vdekur në lumin Erenik

0
285

Një trup i pajetë është gjetur në lumin Erenik, nën urën e “Tabakëve” në Gjakovë. Kështu ka thënë komandanti i stacionit policor të Gjakovës, Krist Gjokaj për Express

Gjokaj ka konfirmuar se një femër rreth moshës 22-23 vjeçare është gjetur e vdekur në lumin Erenik në Gjakovë.

“Trupi i viktimës është gjetur rreth orës 7:30 në mëngjes”, ka thënë Gjokaj derisa ka shpjeguar se shkaqet e vdekjes ende nuk dihen.

Policia, prokurori dhe mjekësia ligjore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. /GazetaExpress/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here