Standard.al

Mehmetaj: Petrit Vasili do të jetë një kryeministër shumë i mirë

0

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmtaj e ftuar në studion e Ora News, thotë se është e bindur që LSI-ja do të jetë forcë e parë politike pas 18 qershorit dhe se Petrit Vasili do të jetë kryeministër.

Mehmetaj: Ne gjithmonë kemi qenë shumë të qartë për objektivat që duam të realizojmë.

Këtë herë jemi më të bindur dhe e thatë nëse ka një gjë që krahas besimit që na është dhënë ja sigurojmë jo vetëm kryetarit Meta si propozues kryesor i emrave tanë, por edhe LSI-së që e besoi dhe e miratoi listën ku të gjithë ne jemi përfaqësues, është që fal përkushtimit, por mbi të gjitha dashurisë që ne e bëjmë këtë punë, është e sigurt që LSI-ja do të jetë forcë e parë politike më 18 qershor dhe jam e sigurt që edhe Petrit Vasili do të jetë një kryeministër shumë i mirë.

Deputetja e LSI-së tha se opozita ka pasur të drejtë për sa i përket çështjes së kanabisit dhe këtë e dëshmojnë tonelatat e kapura tani.

Mehmetaj: Është e tepërt që sot pas 27 viteve demokraci ne vazhdojmë të flasim se si duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme kur kjo është A-ja e demokracisë. Nëse nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk jemi vend demokratik.

Opozita ka të drejtë në një pjesë të gjërave që ajo kërkon siç është rasti i përdorimit të parave të krimit në zgjedhje, siç është rasti i kanabisit, që nga dita në ditë dhe me sekuestrimet që bën policie në mënyrë të përditshme tashmë e kuptojmë që kanë pasur të drejtë me ato që janë thënë, sepse diku janë mbjellë pa sekuestrohen gjithë ato ton kanabis që sekuestrohen çdo ditë.

Duhet të jetë qeveria, sidomos kjo mazhorancë me kaq shumë vota në Parlament që duhet të sigurojë standardin e zgjedhjeve. Kjo është detyrë e kësaj qeverie. Ne nuk duhet t’i largohemi përgjegjësive tona, por duhet të jemi aty për të hapur, për të gjetur marrëveshje.

Mehmetaj bëri me dije se të mërkurën do të mblidhet Konventa Kombëtare e LSI-së për të votuar për kryetarin e ri të Partisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.