Me armë dhe maska, 3 persona grabisin shtëpinë e kambistit

0
230

Tre persona të maskuar kanë grabitur një banesë në Maliq nën kërcënimin e armëve. Pre e grabitësve ka rënë banesa e kambistit Vilson Mara, teksa të zotët e shtëpisë nuk ndodheshin aty.

 

 

Me sa duket grabitësit kanë qenë në dijeni të këtij fakti, dhe kanë hyrë në banesë për të vjedhur.

Por sapo kanë pikasur se po afrohej e zonja e shtëpisë ata janë larguar, pasi kishin arritur të merrnin një sasi parash.

Të zotët e shtëpisë të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, thonë deklarojnë se u janë grabitur rreth 3 mln lekë të vjetra.

Sakaq, policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here